Emigrantët u kthyen në Brindisi, Musk ‘ndërhyn’ në marrëveshjen Rama-Meloni: Gjykatësit italianë duhet të largohen

Njeriu më i pasur në botë dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Donald Trump, Elon Musk, ka dhënë një koment në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për dërgimin e emigrantëve afrikanë nga Italia në Shqipëri. Një ditë më parë, Gjykata e Romës vendosi për të dytën herë që emigrantët e ardhur në Shëngjin të rikthehen në Itali.

“Ata gjykatës duhet të largohen”, ka qenë një koment i Trump në rrjetin social X në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.

Marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni synon të menaxhojë fluksin e emigrantëve drejt Italisë përmes strehimit të tyre të përkohshëm në Shqipëri. Kjo marrëveshje ka shkaktuar debat në të dy vendet dhe jo vetëm, me palë që e mbështesin për lehtësimin e fluksit të migrantëve dhe të tjera që e kritikojnë për çështjet e sigurisë dhe të drejtave të njeriut./sot

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress