Shqiperia

(Emrat) Të gjithë pengmarrësit e Shqipërisë, sipas Lulzim Bashës

Lulzim Basha bëri përgjegjës me emra disa politikanë, ish-ministra e ministra të Edi Ramës si përgjegjës për atë që e quajti “rrënimin e Shqipërisë”.

Basha e nisi me Saimir Tahirin, për të vazhduar me Ilir Beqajn, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Erjon Veliajn, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, për të vazhduar deri tek të ashtuquajturit oligarkë dhe bandat e krimit si Balilajt dhe Habilajt.

Sipas Bashës, këta persona me Edi Ramën në krye, vijojnë ta mbajnë peng vendin.

Saimir Tahiri është simboli dhe thelbi i këtyre 5 viteve, dëshmia tronditëse e dy standarteve të shtetit të Edi Rames. Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Europës. I provuar me dëshmi e me fakte nga antimafia italiane. Mijëra shqiptarë janë në burg ose para drejtësisë për shkelje që i kanë kryer nga halli, nga mbijetesa, për dritat, për ujin.

Simboli tjetër i kësaj qeverisje është Ilir Beqaj, një njeri që është fiksuar në kujtesën e shqiptarëve si i pari mes hajdutëve qeveritarë, i cili kreu krimin më të madh në shëndetësi, duke ia kaluar paratë e shqiptarëve, taksat tona, donatores së partisë socialiste me koncesionin famëkeq të check up-it. Dhe qindra milionë euro të tjera me koncesionet e radhës.

Pengmarrësi tjetër i kësaj qeverie është Ahmetaj i cili me inceneratorët qindra milionë euroshe, po zhvat buxhetin dhe po helmon njerëzit e thjeshtë.

Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri që bashkë me aferat qindra milionëshe të energjisë dhe naftës është kapur në bashkëpunim flagrant me narkotrafikantët për vjedhjen e votave dhe tjetërsimin e rezultatit zgjedhor

Eshte Veliaj që me skemën mafioze të Sharrës mori jetën e Ardit Gjoklajt, bleu prokurorinë dhe tani e ka shndërrurar Tiranën në lavatricen gjigante të pastrimit të parave të pista.

Është Dako i bandave të Durrësit, simboli i kryebashkiakut mafioz që po rrënon qytetin dhe qytetarët e Durrësit për të mbushur xhepat e tij, të banditëve me të cilët vjedh vota dhe natyrisht të Edi Ramës.

Ështe Qazim Sejdini që me bandat e tij të heroinës terrorizon qytetarët dhe sulmon policinë.
Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, janë makutët dhe kriminelët që rrëmbejnë çdo ditë pasuritë e thelat e mëdha të buxhetit të shtetit” – 
u shpreh Lulzim Basha.