Erdogan: Milicia kurde në Siri do të varroset nëse nuk i dorëzon armët

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se militantët kurdë në Siri ose do të lënë armët e tyre ose “do të varrosen”, mes armiqësive midis luftëtarëve sirianë të mbështetur nga Turqia dhe militantëve që nga rënia e Bashar al- Asad këtë muaj.

Pas largimit të Asadit, Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht se milicia kurde YPG duhet të shpërbëhet, duke pohuar se grupi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

Ndryshimi në udhëheqjen e Sirisë i ka nxjerrë në fokus fraksionet kryesore kurde të vendit.

Vrasësit separatistë ose do t’i japin lamtumirën armëve të tyre, ose do të varrosen në tokat siriane së bashku me armët e tyre.

Ne do të zhdukim organizatën terroriste që po përpiqet të thurë një mur gjaku mes nesh dhe vëllezërve tanë kurdë.

Deklarata e Erdogan u bë para ligjvënësve nga partia e tij në pushtet AK në parlament të mërkurën.

Turqia e sheh milicinë YPG, përbërësi kryesor i Forcave Demokratike Siriane, aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një zgjatim të milicisë së jashtëligjshme të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një rebelim kundër shtetit turk që nga viti 1984.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne