Islamofobi që drejton Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj priti me ceremoni presidentin e Izraelit, shtetit gjenocidal, Isaac Herzog.
Së bashku edhe me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, që i kishte detyruar të vinin, Veliaj dhe Herzog mbajtën një ceremoni dhe përkujtimore te memoriali për Holokaustin.
Pritja që Veliaj i bëri Herzog-ut, ashtu si ajo e Edi Ramës, u shoqërua me reagim të forta të qytetarëve shqiptarë të cilët i masakruan në rrjetet sociale.
Qytetarët kundërshtuan qëndrimin dhe sjelljen e Tiranës zyrtare me vizitën e Herzog duke e sulmuar ashpër Erion Veliajn si mbështetës të gjenocidit Izraelit në Gaza, ku ushtria izraelite ka vrarë mbi 41 mijë njerëz të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Një nga komentuesit ju thotë Veliajt dhe Herzog-ut se tani në Gaza po ndodh një gjenocid disa herë më i madh se Holokausti ndërsa një tjetër thotë se edhe në Gaza do të përkujtohet një ditë gjenocidi i Izraelit.
Disa nga komentet në faqen e Erion Veliajt në Facebook:
“Nuk ka kuptim përkujtimi i holokaustit më! Në Gaza është duke ndodhur shumë fish me keq se c’ndodhi në Dhomat e gazit! Hipokrizi e pa-turpësi kjo vizit! Ps: Hoxha aty, të ketë turp!!! Nuk pritet një kriminel lufte o idiot !!!!”
“Po genocidin pse s’ja përmend të njëjtën gjë po u bëjn Palestinezve si ja kan bër nazistet po juve ju jan vulosur zemrat dhe syt”.
“Robët ty dhe izraelit memorie olokastit të leshit po ata ca po bëjn me palestizët sot”.
“Car tha naj të re për genocidin në Gaza, do vazhdoj gjatë?”
“Do të vijë një ditë ..që në Palestinë do të bëhet një holokaust në nderim të popullit Palestinez që vrau izraeli”
“Nuk prisnim asgjë më shumë nga ty!”
“Turp të takoni kriminel lufte. E keni shëndrruar Shqipërinë në një vegël të kriminelëve”
“Turp i madh: me prit e me nderu kriminela e vrasës fëmijësh”/GazetaImapkt/