Erion Veliaj në zyrë/ Opozita sfidon të nxehtin, mban protestën e 19-të te bashkia e Tiranës

Qytetarët e Tiranës sfiduan sërish të nxehtin dhe dolën në protestë përpara Bashkisë së kryeqytetit, në protestën e 19-të ndaj Erion Veliajt, i cili ndryshe nga herët e tjera, sot ndodhej në zyrë. Për gati një orë protesta para bashkisë nuk pati incidente dhe as djegie gomash.

Ai u shpreh se Prokuroria e Posaçme në vend që të merret me ata që vjedhin qytetarët, merr masa ndaj liderit të PD Sali Berisha.

Arsyeja për këtë sipas tij është fakti që Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit.

“Sot patë një lajm nga Mazniku si do të rrisë rrogat punonjësve të tij. Pamë lajme për planet e qeverisë dhe asnjë qytetar nuk dëgjoi nëse ka ndonjë plan qeveria apo bashkia për punët e qytetit.

Në vend që SPAK të merret me hajdutët, merret me liderin e opozitës, sepse Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit.
Sot nuk është më pyetja pse të protestojmë, sot nuk ka më arsye se përse të mos protestojmë”, tha ai.

Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se nuk do të tërhiqen derisa të kenë rrëzuar qeverinë të cilën e cilëson si regjim. Ndërkohë që hodhi akuza edhe drejt Ramës e Veliajt, Blushi tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se po grabiten, nisur nga rritja e taksave.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne