Faqja Tellalli pranon qe SHISH dhe Mosadi izraelit i ka shpallur lufte protestes qytetare

Faqja “Tellalli” ka pranuar se SHISH dhe Mosadi izraelit i kanë shpallur luftë protestës qytetare. Ky është një skandal i rëndë dhe një sulm i pastër ndaj lirisë sonë.

SHISH dhe Mosadi po veprojnë si organizata private dhune. Është e turpshme sesi SHISH, në vend që të luftojë krimin, përdor metodat e Sigurimit të Shtetit për të përndjekur e shantazhuar qytetarët e vet. Nga ana tjetër, ndërhyrja brutale e Mosadit izraelit në protestat tona është një cenim i rëndë i sovranitetit kombëtar.

Ky koalicion i errët spiunazhi tregon vetëm një gjë: tmerrin që shteti ka nga zëri i popullit. SHISH dhe Mosadi nuk mund ta mposhtin dot revoltën qytetare me skema frikësimi!

Tentativë për grusht shteti pa oficerë por me ushtarë? Krijimi i Kuvendit Revolucionar, strukturë paralele antikushtetuese: SHISH me ndihmën e zbulimeve partnere dhe atij izraelit zbulojnë emrat e 700 kandidatëve!

Shërbimi Informativ i Shtetit, në bashkëpunim me shërbimet partnere, veçanërisht atë izraelit, po dokumenton dhe monitoron organizimet dhe lëvizjet e organizatorëve të protestës, një veprim që duket se cenon rendin kushtetues, duke tentuar të minojë formën demokratike të qeverisjes në Shqipëri. Ndërsa protesta për rrëzimin e qeverisë, në javën e katërt dhe të pestë, është zbehur dhe ka kaluar në akte dhune, grupi koordinues po tenton të formojë një Kuvend Qytetar Kombëtar, Kuvendin e Revolucionit të Flamengove, një strukturë paralele me Kuvendin e Shqipërisë.

Ndonëse pa një bazë ligjore dhe virtuale, mbi 700 kandidatë, mbështetës dhe pjesëmarrës i janë bashkuar Kuvendit Revolucionar në protestat kundër qeverisë dhe sistemit politik. Në grupin e Whatsapp-it të hapur nga një prej anëtarëve të grupit koordinues, Përparim Gjeka, disa nga kandidatët për t’u anëtarësuar në Kuvendin Kombëtar kanë publikuar edhe CV-të e aktivitetit të tyre politik dhe profesional.

Kuvendi do të përbëhet nga 150 anëtarë në përbërjen e tij të rregullt dhe deri në 300 anëtarë në përbërjen e zgjeruar, ku do të përfshihen edhe përfaqësues nga diaspora. Ky organ do të ketë kompetencën të propozojë emrat e qeverisë së përkohshme teknike dhe të koordinojë veprimet e protestës. Mbetet e paqartë se si do të përzgjidhen anëtarët e Kuvendit Qytetar Kombëtar, nëse ata do të bëhen automatikisht anëtarë vetëm duke iu bashkuar grupit të Whatsapp-it, nëse do të filtrohen nga Gjykata apo nëse do të ngrihet ndonjë strukturë tjetër përzgjedhëse.

Deri më tani, shërbimi izraelit dhe SHISH kanë identifikuar çdo person që është bërë pjesë e këtij organizimi pa asnjë bazë ligjore, si shoqatë, si fondacion, si parti politike, etj. Profilet e kandidatëve po analizohen, ndërkohë që grupi organizator është nën monitorim për hapa të mëtejshëm, për shkak të dyshimeve për një tentativë komploti kundër shtetit. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi hetime nga Policia e Shtetit dhe angazhim të prokurorisë për vepra të mundshme penale që cenojnë rendin kushtetues./Tellalli

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne