Fëmijët në Gaza: Mezi sigurojmë bukën për ta kaluar ditën

Mes bombardimeve të vazhdueshme në Gaza, tashmë prej gati tri javësh, fëmijët e kësaj enklave të rrethuar kanë folur për betejat e tyre të tmerrshme jetësore, veçanërisht në sigurimin e gjërave thelbësore të jetës së përditshme, si ushqimi dhe uji.

Duke folur për Anadolu, Abdul Latif Baker, dhjetëvjeçar, tregoi për betejën e tij të përditshme për mbijetesë, duke thënë: “Ne po luftojmë për të vendosur ushqim në tavolinë, duke aplikuar pjekjen e bukës sonë mbi zjarr në ajër të hapur, pasi pushtuesi i ka shndërruar furrat tona në rrënoja dhe shtëpitë i ka shkatërruar”.

“Ne mezi kemi qasje në ujë dhe ky ujë zakonisht nuk është i pijshëm”, shtoi ai.

Ndërkaq, Majd Al-Hessi, 12 vjeç, shprehet: “Dalim për të kërkuar karton dhe dru zjarri për të ndezur zjarre dhe për të përgatitur bukë”.

Majd shprehu shpresën për një fund të luftës, duke shtuar: “Unë nuk dua të humbas asnjë nga familja apo miqtë e mi”.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçari Mohammad Bekr aspiron për një të ardhme ku mund të bëhet mjek ose inxhinier. Ëndrrat i ndan me mall të thellë, duke thënë: “Dëshirojmë të thithim ajrin e lirisë dhe të dëshmojmë çlirimin e atdheut tonë”.

Konflikti në Gaza, e cila ka qenë nën bombardimet izraelite dhe një bllokadë që nga 7 tetori, filloi kur grupi palestinez Hamas filloi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i papritur i shumanshëm me lëshime raketash dhe infiltrime në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe dhunën në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi bombardime intensive në Rripin e Gazës.

Më shumë se 7.900 njerëz janë vrarë në konflikt – 6.546 palestinezë, duke përfshirë 2.704 fëmijë dhe 1.584 gra – dhe 1.400 izraelitë.

2,3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne