Festa para inaugurimit të Donald Trump në SHBA, paraqitja mbresëlënëse e grave të familjes presidenciale

Para inagurimit të Donald Trump, një festë është organzuar në Uashington, ku Presidenti i ardhshëm u nderua nga pjesëmarrja e shumë mbështetësve besnik dhe familjarëve të tij.

Në darkën madhështore, e cila u organizua në Muzeun Kombëtar të Ndërtesave, të pranishme ishin edhe shumë gra, mes të cilat vajzat e tij dhe parteret e miqve të tij, të cilat morën vëmendjen me paraqitjen e tyre gjatë mbrëmjes.

Melania Trump ishte në krah të bashkëshortit të saj teksa ai mbante fjalimin e tij. Ajo u shfaq e veshur me një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të zezë sipër e cila ishte e hapur anësore dhe arrinte deri tek gjunjët.

melania

Është cilësuar mbresëlënëse paraqitja e Ivanka Trump me Oscar de la Renta, e cila mori pjesë në after party-n e bashkëshortit të saj Jared Kushner.

festa e trump ivana familja trump shba (8)

Ivanka përshëndeti Elon Musk dhe Jeff Bezos si dhe të fejuarën e tij Lauren Sanchez, me të cilën u përqafua.

ivanka

E pranishme ka qenë edhe motra e saj shtatzënë Tiffany, e cila e vetme ka postuar foto nga dita e djeshme në profilin e saj.

festa e trump ivana familja trump shba (3)

Presidenti i zgjedhur Trump, së bashku me Melania, mban fjalime në darkën e inaugurimit. Edhe mbesa e Donald Trump, Kai, ka treguar entuziazëm të veçantë përmes videove që ka publikuar në rrjetet sociale. E pranishme ishte edhe bashkëshortja e Eric Trump, Lara.

sanches

/Panoram

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne