Fillojnë negociatat në Gjenevë për paqe në Siri

Negociatat për paqe në Siri kanë filluar në Gjenevë të Zvicrës me takimin e përfaqësuesit special të OKB për çështje të Sirisë me delegacionin e Damaskut në vendin ku po zhvillohen negociatat.

Faqja informative Al-Nashra e Libanit njoftoi e negociatat për paqe në Siri kanë filluar zyrtarisht në Gjenevë të Zvicrës. Sipas këtij burimi, këto negociata kanë filluar me zhvillimin e takimit mes Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë, me anëtarët e delegacionit të Damaskut në vendin ku po zhvillohen negociatat. De Mistura pas përfundimit të këtij takimi, do të takohet dhe bisedojë edhe me delegacionin e opozitarëve sirianë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne