Fjalimi i plotë dhe drejtpërdrejt i Sejed Hasan Nasrullah në lidhje me luftën në Rripin e Gazës

Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah), disa çaste më parë filloi fjalimin e tij të drejtpërdrejtë në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë dhe operacionin e rezistencës palestineze Stuhia Al-Aksa kundër forcave pushtuese sioniste.

Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah), sot para një turme të madhe të qytetarëve të Libanit në Bejrut, në fjalimin e tij të drejtpërdrejt deklaroi: Rezistenca Islamike e Libanit krenohet me gjakun e Dëshmorëve të Rrugës së Kudsit. Unë i shprehu urimet e mia më të sinqerta për familjet e dëshmorëve të cilat kanë arritur ta fitojnë këtë medalje hyjnore. Ne u shprehim urimet tona për të gjitha familjet e dëshmorëve në çdo vend që janë, shprehim urimet dhe njëkohësisht ngushëllimet tona për të gjitha burrat, grat dhe fëmijët të cilët janë martirizuar në betejën Stuhia Al-Aksa. Dëshmorët janë të gjatë dhe ata lajmërojnë për të mirën. Qofshin të lumtur të gjithë ata luftëtarë të cilat kanë rënë dëshmorë. Nëse dëshirojmë të kërkojmë një luftë tërësisht të ligjshme nga aspekti njerëzor, moral dhe fetar, nuk ekziston asnjë luftë më e shenjtë se sa lufta kundër këtyre sionistëve pushtues. Në këtë luftë nuk ekziston kurrfarë paqartësie dhe kjo luftë është prej shembujve më të qartë dhe më të pastër të luftës në rrugën e Zotit”.

Sejed Hasan Nasrullah vazhdoi: “Para posedimit të armëve, fuqia jonë e vërtetë është besimi, vigjilenca, zgjuarsia, besnikëria e thellë ndaj këtij ideali, gatishmëria e lartë për sakrificë si dhe durimi i pa fund dhe pa kufi, simbol i të cilit janë vetë familjet e dëshmorëve. Përshëndetjet më të sinqerta i dërgojmë këtij populli legjendar dhe heroik, këtij populli i cili nuk ka shembull në tërë botën, popullatës palestineze në Rripin e Gazës. Gjuha është e paaftë të përshkruajë madhërinë, qëndresën dhe rezistencën e popullatës palestineze të Rripit të Gazës dhe gjithashtu popullatës palestineze të Bregut Perëndimor”.

Sejed Hasan Nasrullah shtoi: “Gjithashtu falënderojmë dhe i dërgojmë përshëndetje të gjithë njerëzve dhe të gjithë qytetarëve të botës nga vendet arabe e islame e deri te qytetarët e vendeve të Amerikës Latine të cilët kanë deklaruar solidaritetin dhe mbështetjen e vet ndaj popullatës palestineze të Rripit të Gazës, sidomos qytetarëve irakianë dhe jemenas të cilët kanë hyrë në mënyrë aktive në këtë betejë të bekuar!”

Sejed Hasan Nasrullah njëkohësisht tha: “Dhimbja dhe vuajtja e popullit të Palestinës që po vazhdon për më shumë se 75 vite me radhë, nuk është ndonjë gjë e re dhe e freskët, mirëpo rrethanat gjatë viteve të kaluara në Palestinë janë bërë shumë e shumë më të vështira, sidomos me ardhjen në pushtet të këtij kabineti qeveritar të çmendur dhe barbar sionist. Ky kabinet ekstremit i qeverisë izraelite ka vendosur nën presion dhe tortura të ndryshme të burgosurit palestinezë në burgjet sioniste dhe kjo çështje e ka vështirësuar në masë shumë të madhe situatën humanitare të tyre. Për rreth 20 vite mbi 2 milionë njerëz po jetojnë në kushtet të tmerrshme në Rripin e Gazës dhe askush nuk ka bërë asgjë për këta njerëz”.

Sejed Hasan Nasrullah theksoi: “Agresioni, dhuna, shtypja dhe shkelja e të gjitha rregullave dhe kufijve në politikat e armikut sionist u shtua në mënyrë të vazhdueshme, prandaj duhet të krijojë një ngjarje e madhe e cila do të shkaktonte një tronditje të madhe në këtë regjim pushtues dhe te mbështetësve të tij hegjemonist, sidomos në Uashington dhe në Londër. Me projektet për ndërtimin e kolonive të reja sioniste u krijuan shumë rreziqe për Bregun Perëndimor. Edhe vendimi edhe zbatimi i operacionit të madh Stuhia Al-Aksa qind për qind ka qenë nga ana e palestinezëve dhe projektuesit e këtij operacioni e kanë mbajtur të fshehur atë nga të gjithë, madje edhe nga grupet e tjera të rezistencës palestineze në rripin e Gazës. Mbajtja sekret e këtij plani e ka garantuar suksesin e këtij operacioni të madh me emrin Stuhia Al-Aksa”.

Sejed Hasan Nasrullah vazhdoi: “Mbajtja sekret të planit për kryerjen e këtij operacioni të madh në asnjë mënyrë nuk ka shkaktuar pakënaqësi për askënd në mesin e grupeve të rezistencës, por përkundrazi, ne të gjithë e kemi vlerësuar dhe lavdëruar këtë operacion. Ky operacion nuk ushtron kurrfarë efekti negative mbi vendimet e asnjë prej grupeve ose lëvizjet e Boshtit të rezistencës. Këto veprime të vëllezërve tanë në lëvizjen e Hamas në realitet kanë vërtetuar identitetin e vërtetë të kësaj beteje dhe qëllimet e saj dhe njëkohësisht kanë parandaluar veprimet e armikut sionist për të publikuar lajme të rreme, sidomos kur flitet për marrëdhëniet mes grupeve të rezistencës në rajon”.

Sejed Hasan Nasrullah tha: “Beteja Stuhia Al-Aksa dhe mosinformimi i askujt në lidhje me këtë operacion, në vetvete ka vërtetuar se ky operacion është tërësisht palestinez dhe për popullin e Palestinës dhe për idealet e palestinezëve dhe nuk ka kurrfarë lidhje me asnjë çështje rajonale dhe ndërkombëtare. Ajo çfarë ka ndodhur në operacionin Stuhia Al-Aksa, ka dëshmuar se Irani nuk ushtron kurrfarë “protektorati” mbi grupet e rezistencës dhe vendimmarrësit e vërtetë janë vetë krerët e lëvizjeve të rezistencës dhe forcat luftarake të tyre. Operacioni i madh Stuhia Al-Aksa ka shkaktuar një tërmet dhe një tronditje të madhe në fushën e sigurisë dhe në fushën politike si dhe nga aspekti psikologjik dhe moral në nivel të regjimit sionist që do të ketë pasoja ekzistenciale dhe strategjike për ata dhe do të ushtrojë ndikim të madh mbi të tashmen dhe të ardhmen e regjimit pushtues sionist”.

Sejed Hasan Nasrullah tha: “Kabineti qeveritar i armikut sionist gjatë muajve të kaluar dhe gjatë javëve të ardhshme çfarëdo që ka bërë dhe çfarëdo që bënë, nuk mund të ndryshojë pasojat dhe efektet strategjike të operacionit Stuhia Al-Aksa. Operacioni Stuhia Al-Aksa ka treguar dhe dëshmuar dobësinë e këtij regjimi dhe faktin se me të vërtetë ata janë më të dobët se shtëpia e merimangës.

Qeveria e Amerikës dhe presidenti i saj, sekretarët e shtetit dhe gjeneralët e Amerikës të gjithë me nxitim erdhën që ta ruajnë këtë regjim pushtues, këtë regjim i cili dridhej sepse kishte ndodhur një tërmet në të dhe kishte pësuar një tronditje të madhe dhe të gjithë bënin përpjekje për t’ia kthyer atij vetëdijen e humbur dhe të bëjnë çdo gjë në mënyrë që ky regjim kasap të qëndrojë përsëri në këmbët e veta. Mirëpo deri në këtë çast, ky regjim akoma nuk ka arritur të marrë iniciativën në duart e tij. Ky nxitim i Amerikës për ta marrë në përqafim regjimin sionist, në realitet ka treguar dobësinë dhe paaftësinë e këtij regjimi.

Fakti se gjeneralët amerikanë kanë ardhur te ky regjim dhe Amerika të hapë depot e armëve të veta për ushtrinë e regjimit pushtues sionist dhe që nga dita e parë, regjimi i Tel Avivit të kërkojë 10 miliardë dollarë ndihmë; a do të thotë se ky regjim është i fuqishëm dhe mund të qëndrojë në këmbët e tij? Këto rrethana dhe këto kushte duhet të shpjegohen dhe të pasqyrohen në detaje në mënyrë që të gjithë ta kuptojmë se të gjitha sakrificat në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor dhe në çdo vend tjetër, janë sakrifica shumë të vlefshme. Këto rezultate të arritura kanë krijuar rrethanat për një fazë të re historike të fatit të vendeve të rajonit, për arsye se nuk kishte ndonjë opsion tjetër, prandaj ky vendim ishte një vendim i drejtë, largpamës dhe i kërkuar nga të gjithë.

Që nga orët e para të kësaj beteje ishte e qartë se armiku sionist është hutuar dhe ka humbur tërësisht. Në përballje me Gazën dhe me ngjarjen e frikshme me të cilën është përballur armiku, duket se kabineti dhe funksionarët e regjimit sionist akoma nuk kanë marrë mësimin e duhur nga eksperiencat e tyre. Ajo çfarë po ndodhë sot, ka ndodhur edhe në vitin 2006 në Liban dhe ka ndodhur edhe në luftërat e njëpasnjëshme të Rripit të Gazës me pak ndryshime nga aspekti sasior dhe cilësor, por të gjitha ata kanë qenë në një formë.

Ndër gabimet më të rëndësishme të cilët kanë bërë izraelitët dhe akoma vazhdojnë t’i bëjnë të njëjtat gabime, është përcaktimi i qëllimeve të mëdha të cilat nuk mund t’i arrijnë. Në vitin 2006, qëllimi i tyre ishte shkatërrimi i rezistencës së Libanit dhe kthimi i dy personave të kapur rob pa kurrfarë negociata dhe pa kurrfarë shkëmbimi. Pasi kaluan 33 ditë të luftës, ata nuk arritën qëllimet e tyre dhe sot, gjithashtu po ndodh e njëjta gjë në Rripin e Gazës. Ajo çfarë po bënë regjimi pushtues izraelit, është vrasja e popullatës civile të Rripit të Gazës që shumica e tyre janë fëmijë, gra dhe civilë. Ata nuk respektojnë kurrfarë rregulla e parime dhe ushtria e izraelite vetëm po shkatërron tërësisht të gjitha lagjet.

Të gjithë ne kemi parë me sytë e tanë trimërinë dhe sakrificën e forcave të rezistencës në Rripin e Gazës. Kur luftëtari i rezistencës avancon përpara dhe vendos bombën nën tankun izraelit, armiku sionist si do të luftojë kundër forcave të tilla? Skena të ndryshme të cilat po publikohen për çdo ditë dhe për çdo orë nga Rripi i Gazës, pamje të grave dhe fëmijëve të cilët po nxirren nga gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara dhe po thirrin më zë të lartë për rezistencë. Të gjitha këto dërgojnë vetëm një mesazh për armikun barbar sionist se me luftë dhe vrasje nuk mund të arrijë asgjë. Sot, dëshmorët e Rripit të Gazës janë gra dhe fëmijët e këtij rajoni, të cilët heqin të gjitha maskat e armikut sionist dhe zbulojnë fytyrën e tij të vërtetë, armikut që për mbështetjen e tij janë mobilizuar të gjitha mediat e botës. Ajo çfarë po ndodhë në Rripin e Gazës, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Amerikës dhe tregon hipokrizinë e Uashingtonit ndaj të gjitha këtyre vrasjeve.

Ngjarjet e Rripit të Gazës po tregojnë natyrën barbare dhe të egër të këtij regjimi pushtues, të këtij regjimi të cilën fuqitë e mëdha e kanë imponuar për rajonin tonë. Pamjet e vrasjeve në Rripin e Gazës i thonë qartë sionistëve se fundi i kësaj beteje është fitorja e Gazës dhe disfata e armikut sionist. Amerika është plotësisht përgjegjëse për luftën aktuale në Rripin e Gazës ndërsa Izraeli është vetëm një mjet dhe Amerika është ajo e cila nuk lejon ndaljen e sulmeve dhe agresionit dhe po refuzon armëpushimin. Është vetë Amerika ajo që po administron luftën kundër Rripit të Gazës dhe pikërisht për këtë arsye rezistenca e Irakut ka marrë vendim të sulmojë bazat ushtarake të Amerikës në Irak dhe në Siri. Ky vendim ishte një vendim largpamës dhe një vendim i guximshëm. Detyrë e çdo njeriu liridashës dhe të ndershëm është kjo që të shpjegojë dhe të publikojë sa më shumë këto të vërteta për të cilat kemi folur.

Të gjithë duhet të jenë përgjegjës dhe të pranojnë përgjegjësi. Në vitin 1948, në kohën kur e gjithë bota e la të vetëm popullin e Palestinës dhe atëherë kur u themelua ky regjim pushtues, të gjithë popujt e rajonit u përballen me pasojat e këtij veprimi, sidomos populli i Libanit. Faza pas operacionit Stuhia Al-Aksa në asnjë mënyrë nuk do të jetë e ngjashme me fazën para këtij operacioni. Ekzistojnë dy qëllime që duhet bërë përpjekje për të arritur ato: njëri është ndërprerja e agresionit dhe sulmeve barbare; dhe tjetri është fitorja e Hamas në Rripin e Gazës. Fitorja e Rripit të Gazës do të thotë fitorja e popullit të Palestinës, është fitore për të burgosurit palestinezë, për Kudsin e pushtuar, për Kishin e Ringjalljes, për popujt e rajonit, dhe sidomos për vendet fqinjë të Palestinës. Fitorja e Rripit të Gazës është në interes edhe të Egjiptit, Jordanisë, Sirisë, dhe sidomos në interes të Libanit.

Ju duhet të bëni përpjekje për ndërprerjen e agresionit dhe sulmeve kundër Rripit të Gazës. Nuk mjafton vetëm të dënohen sulmet dhe krimet. Ndërprisni marrëdhëniet dhe tërhiqni ambasadorët tuaj. Për fat të keq, më parë bënim thirrje që t’i ndërprisni eksportin e naftës drejt Amerikës kurse sot për fat të keq, po u kërkojmë juve të ndërprisni eksportin e naftës në Izrael! Nuk keni pak fuqi që të hapni korridorin Rafaha?! Pavarësisht kërcënimeve, populli i Jemenit ka ndërmarrë disa veprime dhe forcat e rezistencës jemenase kanë lëshuar raketa dhe dronë drejt territoreve të pushtuara të Palestinës madje edhe nëse ata i rrëzojnë; mirëpo në fund të fundit këto raketa dhe dronë arrin në Ilat dhe në bazat ushtarake izraelite në jug të Palestinës së pushtuar.

Ne kemi hyrë në këtë betejë. Ajo që po zhvillohet në frontin tonë, është e rëndësishme dhe ushtron ndikim. Ajo çfarë po ndodhë në frontin e Libanit, konsiderohet e paprecedent në historinë e këtij regjimi pushtues. Rezistenca e Libanit ka hy në një betejë të vërtetë të cilën e kuptojnë vetëm ata persona të cilët janë të pranishëm në zonat kufitare. Kjo betejë, është një betejë e rezistencës. Fronti i Libanit ka reduktuar një pjesë të madhe të forcave ushtarake izraelite të cilat përdoreshin për të sulmuar kundër Rripit të Gazës. Nëse qëndrimi ynë do të ishte vetëm deklarimi i solidaritetit dhe do të ishte vetëm një shtirje, atëherë regjimi sionist do ta kishte mendjen e qetë nga kufijtë verior dhe do t’i dërgonte forcat e veta në Rripin e Gazës.

Një pjesë e rëndësishme e forcave ushtarake sioniste të cilat kanë ardhur në frontin veriore, ishin snajperistë dhe gjysma e forcave detare të regjimit sionist janë pozicionuar në Detin Mesdhe dhe në fqinjësi me neve dhe në afërsi të Haifas. Një e katërta e forcave detare të regjimit sionist është dërguar në kufijtë verior dhe rreth gjysma e forcave të mbrojtjes kundërajrore gjithashtu janë pozicionuar në drejtim të Libanit. Me dhjetëra mijëra kolonë sionistë gjatë luftimeve janë larguar nga shtëpitë e tyre. Operacionet në kufijtë verior kanë krijuar shqetësime serioze në mesin e komandantëve dhe gjithashtu në mesin e amerikanëve dhe kanë shkaktuar huti të madhe për ata.

Armiku është i shqetësuar për intensifikimin e këtij fronti (frontit verior) dhe për zgjerimin e luftës në këtë front. Kjo është një mundësi e vërtetë dhe kjo mund të ndodhë me të vërtetë. Armiku duhet ta marrë parasysh një gjë të tillë. Prania në zonat kufitare dhe veprimet e përditshme, ndalojnë armikun. Operacionet e rezistencës në jug të Libanit i bëjnë të qartë armikut se ke bërë gabimin dhe marrëzinë më të madhe të historisë.

Që nga dita e parë, na është thënë neve se nëse do të hapni një front në jug të Libanit, avionët luftarakë të Amerikës do t’u bombardojnë juve. Mirëpo këto kërcënimi në asnjë mënyrë nuk kanë krijuar kurrfarë ndryshimi në qëndrimin dhe pozicionin tonë. Ne kemi filluar operacionet në këtë fron. Intensifikimi i veprimeve dhe zgjerimi i operacioneve në këtë front varët nga dy çështje themelore: e para janë zhvillimet në Rripin e Gazës; dhe e dyta ka të bëjë me sjelljen e armikut sionist ndaj Libanit. Unë paralajmëroj armikun sionist në lidhje me kalimin e kufijve dhe sulmet ndaj civilëve të Libanit. Veprime të tilla bëhen shkak për krijimin e ekuacionit “civilë përball civilëve”. Po e them plotësisht në mënyrë të qartë dhe të paqartë se të gjitha mundësitë mund të ndodhin në frontin e Libanit dhe në çdo çast mund të ndërmerren veprime të caktuara, prandaj të gjithë duhet të përgatiten për të gjitha opsionet e mundshme”.

Sejed Hasan Nasrullah në vazhdim e paralajmëroi edhe Amerikën duke theksuar: “Anijet tuaja luftarake në Detin Mesdhe nuk na frikësojnë neve dhe kurrë nuk do të na frikësojnë neve. Unë po u them juve se kemi përgatitur pajisjet adekuate edhe për anijet tuaja luftarake me të cilat na kërcënoni neve. Ata të cilët iu kanë mposhtur juve në vitet 1980-ta, janë akoma gjallë dhe sigurisht tani me ata janë edhe fëmijët dhe nipat e tyre. Ata të cilët dëshirojnë të parandalojnë luftën e Amerikës, duhet të ndërpresin agresionin e egër dhe barbar ndaj Rripit të Gazës. Nëse fillon ndonjë luftë në rajon, nuk do t’iu hynë në punë juve as anijet luftarake dhe as lufta ajrore. Në rast të shpërthimit të luftës rajonale, do të sakrifikohen në radhë të parë interesat tuaja dhe ushtarët tuaj dhe ju do të jeni humbësit e mëdhenj të kësaj lufte.

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit duke iu drejtuar forcave të rezistencës në rajon, deklaroi: “Akoma kemi nevojë për kohë, mirëpo hap pas hapi do të fitojmë dhe në vitin 2006 dhe në Gaza kemi fituar në këtë mënyrë dhe rezistenca në Gaza në këtë mënyrë ka arritur të shënojë suksese. Ajetullah Khamenei në luftën e Libanit më ka thënë mua “ju do të fitoni” dhe ne fituam. Ai edhe në lidhje me luftën në Rripin e Gazës në mënyrë të sigurt ka thënë se “Gaza do të fitojë dhe Palestina do të fitojë”. Po, me siguri se Gaza do të fitojë dhe Palestina do të fitojë dhe ne së shpejti do ta festojmë këtë fitore”./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne