Malltezi ankimon vendimin e sekuestros së pasurive

Avokatet e Jamarbër Malltezit kanë ankimuar në Gjykatën e Posçme të Apelit vendimin për sekuestron e pronave. Avokatët pretendojnë se pronat e sekuestruara janë nga burime të ligjshme. Në total nën sekuestro janë vendosur 25 pasuri, prona të paluajtshme si edhe 6 llogari bankare.

Kujtojmë se pak ditë më parë avokatët ankimuan edhe masën “Arrest me burg” duke kërkuar revokimin e saj.

Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor. Arrestimi u bë me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.

Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi.

Ish-kryeministrit i është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim./Euronews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne