Forcat amerikane dhe britanike kryejnë sulm ajror kundër grupit Huthi në Jemen

Forcat amerikane dhe britanike kryen sulme ajrore në provincën Raymah në pjesën perëndimore të Jemenit. Kanali televiziv Al-Masirah, i lidhur me grupin Huthi, raportoi se “avionët e forcave agresive amerikano-britanike kryen katër sulme në kompleksin qeveritar në qarkun Al-Gabin të provincës Raymah”. Transmetuesi nuk dha detaje të mëtejshme rreth viktimave të mundshme nga bombardimet.

Më 13 qershor, grupi Huthi njoftoi se dy sulme ajrore amerikano-britanike kishin shënjestruar kompleksin qeveritar në Raymah, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur nëntë të tjerë. Grupi Huthi ka shënjestruar anije mallrash në Detin e Kuq në pronësi ose operim të kompanive izraelite, apo anije që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli, në solidaritet me Gazën, e cila është nën sulm izraelit që nga 7 tetori.

Me rritjen e tensioneve për shkak të kryerjes së sulmeve ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër objektivave të Huthive në Jemen, grupi deklaroi se i konsideronte të gjitha anijet amerikane dhe britanike si objektiva legjitime ushtarake. Një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja ka kryer sulme ajrore të kohëpaskohshme që nga 12 janari, duke shënjestruar “lokacionet e grupit Huthi” në Jemen në përgjigje të sulmeve të kryera nga grupi në Detin e Kuq./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne