Forcat izraelite arrestojnë 80 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan të paktën 80 palestinezë, përfshirë edhe drejtues të Hamasit në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me këtë çështje.

“Forcat izraelite arrestuan të paktën 80 palestinezë, përfshirë drejtues (nga Hamasi) në Bregun Perëndimor nën pushtim”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se ka arritur në 1.350 numri i të arrestuarve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori e deri më tani.

Më tej në deklaratë thuhet se sipas të dhënave aktuale numri i të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite që nga 7 tetori e deri më tani ka rritur në rreth 6.600, përfshirë të paktën 50 gra dhe mbi 1.500 “të burgosur administrativë”.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë në deklaratat e saj të mëparshme para 7 tetorit, theksonte se në burgjet izraelite ndodheshin mbi 5 mijë palestinezë dhe se më shumë se 1.200 prej tyre ishin “të burgosur administrativë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne