Deklarata e fortë e Erdoganit: Hamasi nuk është organizatë terroriste, por çlirimtare!

Nuk kemi problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk i kemi aprovuar, nuk do t’i aprovojmë mizorinë që zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet.

Pothuajse gjysma e të vdekurve në sulmet e Izraelit në Gaza janë fëmijë. Kjo tregon se qëllimi është brutaliteti i qëllimshëm për të kryer krime kundër njerëzimit, u shpreh Erdogan.

Patëm një projekt për të shkuar në Izrael, e anuluam, nuk do të shkojmë. Hamasi nuk është organizatë terroriste, është një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët.

Të gjitha palët në luftën Palestinë-Izrael duhet t’i heqin gishtat nga këmbëzat, të shpallet menjëherë armëpushim.

Propozojmë organizimin e një “Konference Ndërkombëtare Paqësore Palestinë-Izrael” me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve me ndikim në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne