Forcat izraelite kryen bastisje në shumë qytete të Bregut Perëndimor

Të paktën 4 palestinezë u plagosën dhe shumë të tjerë u arrestuan në bastisjet që forcat izraelite kryen ndaj shumë qyteteve të Bregut Perëndimor nën pushtim. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, në orët e natës forcat palestineze kryen bastisje në El-Khalil, Nablus, Qalqilya dhe Ramallah.

Bëhet e ditur se 4 palestinezë u plagosën me plumba të vërtetë gjatë përleshjeve mes forcave izraelite dhe palestinezëve gjatë bastisjeve në shumë pika në qytezën Yatta në jug të Al-Khalil-it. Forcat izraelite hynë nëpër shtëpi gjatë bastisjeve si dhe kryen kontrolle duke ndaluar edhe automjetet.

Përleshje mes forcave izraelite dhe palestinezëve ka pasur edhe në qytezën Azzun në lindje të Qalqilya-s. Ushtarët izraelitë u përgjigjën me të shtëna me plumba të vërtetë dhe duke hedhur bomba zëri dhe gazi mbi palestinezët.

Ndërsa në Nablus bastisjet janë kryer në qytezat Kusra dhe Beyta. Forcat izraelite hynë në një shtëpi në Kusra dhe shkaktuan dëme. Gjatë bastisjes në kampin e refugjatëve Jalazone në veri të Ramallahut forcat izraelite hynë nëpër shtëpi dhe arrestuan shumë palestinezë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne