Forcat izraelite plagosin 5 palestinezë në Bregun Perëndimor!

Ushtarët izraelitë të cilit kryejnë bastisje në zonën veriore të Bregut Perëndimor nën pushtim, plagosën me plumba të vërtetë 4 palestinezë, ndërkohë goditën me qytën e armës punonjësin e ambulancës që erdhi për të marrë të plagosurit.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite kreu bastisje në rajonin Yabad të qytetit Jenin në Bregun Perëndimor dhe plagosi me plumba të vërtetë 4 palestinezë.

Teksa 3 nga 4 palestinezët e plagosur u arrestuan, mësohet se i plagosuri tjetër u dërgua në një spital.

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se palestinezi në fjalë u trajtua në spitalin Ibn-i Sina.

Ndër të tjera vihet në dukje se një punonjës i ambulancës që mbërriti në vendin e ngjarjes për të marrë plagosurit, u sulmua me goditje me qytën e armës nga ushtarët izraelitë.

Në Bregun Perëndimor u arrestuan 19 palestinezë

Në anën tjetër, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, njoftoi në bastisjet që forcat izraelite kryen në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor u arrestuan 19 palestinezë.

Mësohet se 3 nga palestinezët në fjalë u arrestuan në gjendje të plagosur në rajonin Yabad në Jenin, ndërsa të tjerët në Betlehem, El-Khalil, Nablus dhe Ramallah./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne