Në Shqipëri do ndërtohet Central Bërthamor.

ITALI- Ndërtimi i një centrali bërthamor, me kapacitet 1500 Megavat, është dakortësia që Italia ka arritur me Shqipërinë me një investim i barabartë me 4 miliardë euro. Ky lajm zbulohet nga mediat italiane të cilat shprehen të bindura se ky central bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri.

Kompanitë italiane që do të ofrojnë aftësi, kompetenca e konsulencë janë ENI (Kompani italiane multinacionale e energjisë), ENEL (kompani italiane multinacionale për shpërndarjen e energjisë elektrike e gazit), dhe EDISON (kompani nga më antiket italiane në fushën e energjisë e shpërndarëse e gazit natyror).

Realizimi i një centrali të tillë nuklearë ka krijuar jo pak debate politike.

Ministri i Infrastrukturës e Transporrtit Matteo Salvini ka kërkuar që debati të marrë hinkën e një referendumi popullor pro o kundër energjisë nukleare.

Ekspertët italianë të ekonomisë cilësojnë se 3 kompanitë e sipërmendura pra ENI, ENEL e EDISON, janë të vetmet që përfitojnë nga ky investim, ndërsa do të jetë mjaft e vështirë për dhjetra kompani të tjera që operojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme./Dosja.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne