Formulë e re për ndarjen e fondeve për bashkitë nga viti i ardhshëm! Më pak popullsi, por buxheti nuk do të ulet

Buxheti për bashkitë do të shpërndahet me një formulë të re duke nisur nga viti i ardhshëm, ku do të merren në konsideratë të dhënat e reja të popullsisë.


Me gjithë formulës e re, transferta e pakushtëzuar që qeveria i jep 61 njësive të pushtetit vendor nuk mund të jetë më pak se 1 për qind  e produktit të brendshëm bruto dhe jo më pak se transferta e vitit paraardhës.

“Me gjithë rrudhjen e popullsie, kapitali njerëzor ka nevojë për të njëjtat shërbime. Ndaj është e rëndësishme që kjo praktikë mos të prishet. Përkundrazi, bashkitë kanë nevojë edhe për më tepër para”, thotë Haxhimali.

Në formulën e re të ndarjes së buxhetit që qeveria po diskuton, pritet të përfshihet edhe dhënia e granteve në bazë të performancës së bashkisë. Njësitë e pushtetit vendor do të marrin buxhet në varësi të ecurisë që do të kenë. “Kjo është një mase e nevojshme pasi performanca e bashkive lë për të dëshiruar. Vetëm 1/3 e taksës së pronës mblidhet sot nga bashkitë”, thotë Haxhimali.

Për këtë vit transferta e pakushtëzuar që i është shpërndarë bashkive është 36.5 miliardë lekë, dhe brenda kësaj vlere është përfshirë edhe kosto për rritjen e pagave. Për vitin 2025, fondi pritet të kalojë shifrën e 40 miliardë lekëve.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne