Forumi ekonomik botëror mban stërvitjen emergjente për ”Sëmundjen X”!

Klaus Schwab dhe Forumi ekonomik botëror(WEF) këtë javë do të mbajë stërvitjen lidhur me “sëmundjen misterioze X” për të cilën theksojnë se do të sjell ”20 herë më shumë viktima se sa pandemia e Covidit”. Sipas Forumit ekonomik botëror(WEF-it), takimi i cili fillon me 17 janar do të merret me përpjekjet të nevojshme për përgatitjen e kujdesit shëndetësor për ”sfidat e shumëfishta të cilat po vijnë”.
“Me paralajmërime të reja të Organizatës Botërore Shëndetësore se “sëmundja X” e panjohur do të mund të sjell 20 herë më shumë raste vdekjeprurëse nga pandemia e koronavirusit” qëndron në ueb faqen e Forumit ekonomik botëror lidhur me takimin e pritur pandemik.
Sekretari shtetëror amerikan Antony Blinken, presidenti francez Emanuel Macron dhe krerët kyç të Lindjes së Afërt do të marrin pjesë në Forumin ekonomik botëror që do të mbahet javën e ardhshme në Davos të Zvicrës. Sekretari i KB-ve, Antonio Guterres, komisionerja e BE-së Ursula Von der Leyen dhe më shumë e 40 ministrat e punëve të jashtme poashtu do të jenë të pranishëm në këtë takim.
Ushtrimet e WEF-it ”Disease-Sëmundja X” na përkujtojnë ushtrimin e gatishmërisë”Event-Ngjarja 201” e cila kishte të bëjë me pandeminë e koronavirusit, dhe është mbajt në tetor 2019 nën patronazhin e Forumit ekonomik botëror dhe Fondacionit Bill&Melinda Gates. “Ngjarja-Event 201”ka përfaqësuar ”të dyshuarit të zakonshëm”, Organizatën Botërore të Shëndetësisë, CDC-n kinez, Fauçin ,etj.
Plandemia COVID-19 nisi vetëm disa javë pas ushtrimit të mbajtur ”Event-Ngjarja 201” dhe është zbatuar ashtu si kanë”parashikuar”komplotistët. Elita globale ishte në parajsë. Forumi ekonomik botëror nuk ka mundur të rezistojë ngazëllimit mbi situatën, duke sajuar lavdërime mbi karantinat ”brutale efektive”…pastaj ka ardhur”vaksina”….e gjithë të tjerat mbetën histori….
Në rast se mbajtja e këtij ushtrimi të ri vendoset në kontekst të dorëzimit të autoritetit Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vendosje, është lehtë e kuptueshme të imagjinohet se si do të zhvillohet ky skenar i “pandemisë së re”.
Në rast se shtetet lejojnë udhëheqjen e plandemisë OBSH-së, ndërsa për Kroacinë e cila është në prangat e BE-ë, është e sigurt se kjo do të ndodh, atëherë fill pasi që OBSH-ja të shpall”plandeminë” do të vjen gjer te futja e vaksinimit të obliguar.
Shtetet të cilat nuk duan të pranojnë të ashtuquajturën ”Kontratën e pandemisë”, gjer në maj 2024 duhet në formë të shkruar të refuzojnë. Sa është e njohur gjer tani, jo vetëm Kroacia, por asnjë shtet tjetër i Bashkimit Evropian, gjer tani këtë nuk e kanë bërë, nuk e kanë refuzuar “Kontratën e pandemisë”.
Kush refuzon “vaksinën” e ardhshme sigurisht që do të jetë i larguar nga shoqëria, nuk do të ketë qasje në institucione, banka, qendra tregtare,shkollat, vendet e punës…skenar i këtillë do të mund të jetë depopullimi në shkallë katastrofale…sepse ju është i qartë paralajmërimi “20 herë më shumë viktima” i referohet 20 herë më shumë vdekje nga”vaksina” vdekjeprurëse.
A thua, çfarë janë gjasat tona?
Burimi: Provjeri/thepeoplesvoice.tv
Përktheu: Faik Miftari

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne