Franca dënoi dhunën nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor, duke e quajtur atë një “politikë terrori” që synon zhvendosjen e palestinezëve dhe ë u kërkuar autoriteteve izraelite që të mbrojnë palestinezët nga dhuna.
Duke folur për gazetarët, zëdhënësja e ministrisë së jashtme Anne-Claire Lezhandre tha se rreth gjysma e 100 tonëve të ndihmës që Franca kishte dërguar në Gaza kishte hyrë në enklavë. Ajo shtoi se nuk i takon Izraelit të vendosë për qeverisjen e ardhshme të Gazës, e cila sipas saj duhet të jetë pjesë e një shteti të ardhshëm palestinez./jpost