Francë, 3 të vdekur dhe 21 të plagosur nga zjarri në një ndërtesë!

Si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në rajonin Alpes-Maritimes në jug të Francës, humbën jetën 3 persona ndërsa 21 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Radio-France, zjarri shpërtheu në orët e mëngjesit në një ndërtesë 5-katëshe në qytetin Grasse. Tre persona humbën jetën, 21 të tjerë u plagosën, 3 prej të cilëve rëndë.

Zjarri është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes nga rreth 50 zjarrfikës të cilët mbërritën në zonë me 17 automjete. Ndërtesa ku shpërtheu zjarri dhe strukturat përreth u evakuuan për arsye të masave.

Ndërkohë një hetim ka filluar lidhur me zjarrin, shkaku i të cilit nuk është qartësuar ende.

Më 9 gusht humbën jetën 11 persona, të cilët mbetën të bllokuar nga zjarri në një rezidencë verore ku qëndronin persona me aftësi të kufizuar dhe shoqëruesit e tyre në qytetin Colmar në rajonin Alsas./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne