Protesta në Himarë për Belerin përplas politikën në Shqipëri, Idrizi: Ndërhyrje nga Greqia, presion mbi drejtësinë shqiptare

Të hënën e 14 gushtit në Himarë do të mbahet një protestë për lirimin nga burgu e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, i arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit.

Ky tybim i qytetravëe ka përplasur politikën shqiptare.

Deputeti i PD Tritan Shehu e ka quajti çështjen ‘Beleri”, si simptomë e deformimit të demokracisë, teksa shton se drejtësia po ‘komandohet’ arbitrarisht.

Përmes një reagimi në Facebook, shprehet se: Eshte agresion ndaj te drejtave elektorale e universale prej rregjimit! Qe vendos e vepron arbitrarisht, ku drejtesia “komandohet”. “Justifikimi” i atij akti anti ligjor me nje “vello” “biografike” e pseudo nacionaliste nga disa, eshte i rrezikshem, qofte dhe si “mjegullnaje” per ate “burgosje” te rregjimit. Te cilet duke hequr cdo iluzion per “demokracine” tone, ka ardhur koha te kuptojne se nuk mund te kete cenim selektiv te te drejtave te minoriteteve…Ndersa tashme ngre zerin kritik…edhe ne Himare ndoshta”, shkruan ndër të tjera Shehu.

Mjaft i Ashpër për këtë protestë është kryetari i Patrisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Kreu i PDIU e konsideron protestën një “ndërhyrje të Greqisë” dhe veprimin si një “presion mbi drejtësinë shqiptare dhe cënim mbi shtetin ligjor, ndërsa u shpreh se kjo protestë cënon marrëdhëniet mes dy vendeve”. Sipas tij prej kohësh Greqia po kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit në BE përmes funksionarëve të saj në lidhje me rastin e Fredi Belerit, i cili mbahet në qeli prej muajsh pasi akuzohet për shit-blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

“Protesta e lajmëruar nesër në Himarë është ndërhyrje në punët e brendëshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin Kandiat i BE-së. Protesta e nesërme në Himarë është presion mbi drejtësinë shqiptare, cënon shtetin ligjor. Si e tillë ajo është e papranueshme, cënon marëdhëniet midis dy vendeve.

U bë kohë që Greqia me aradhën pa fund të funksionarëve të saj, me dërgatat e zv/ministrave, deputeteve, etj, kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit neë BE, madje ministri i jashtëm grek arriti deri aty sa me një gjuhë aspak europiane e aq më pak diplomatike, perdori gjuhën e andartëve grekë kur u shpreh që: Shqipëria po qëllon këmbën e vet me rastin Bejleri …?!

Ata kërkojnë betimin dhe marrjen e detyrës nga Bejleri, i lënë me arrest në burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Fredi Bejleri që “fitoi”me një grusht votash dhe me shumë autobuza nga Greqia, Bashkinë e Himarës, është i akuzuar nga SPAK për krime zgjedhore, për blerjen e pikërisht të atij grushti votash që e shpalli fitues. Nesër taborrit të deklaratave që nga Kryeministri, Ministri i Jashtëm, deputetëve, vizitave speciale në burg të Bejlerit është lajmëruar se do jetë në proteste edhe Kryetari i Bashkisë së Athinës Bakojanis. Greqia po përdor duart e forta dhe arrogancën me Shqipërinë m.gj.th. se ata e dinë që rasti Bejleri është çështje e drejtësisë.

Por qëllimi ështe rikthimi i tensioneve etnike në Himarë të harruara prej 10 vjetëshHimara s’ka asnjë kontinuitet tokësor me Greqinë siç ka p.sh krahina e Çamerisë me Shqipërinë.Kjo është arsyeja pse u kandidua dhe një personazh butaforik si Bejleri, me edukimin më të lartë si hidraulik në Kretë dhe jo ndonjë intelektual që minoritetit grek nuk i mungojnë. Apo si personazh me ngarkesa të larta penale, si i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, ku u vranë dy ushtarë, dëshmorë të atdheut dhe i dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve Kombëtare (djegien e flamurit shqiptar).

Prandaj Fredi Bejleri del pa teklif me flamurin e Republikës së Vorio – Epirit te vitit 1914, që përfshinte dhe Gjirokastrën, Korçën dhe një pjesë të Jugut, apo këput broçkulla si shqiptarët e kanë prejardhjen nga Kaukazi apo që do punojë për helenizmën në Himare, apo si deklarata e fundit që do mbrojë tokat “greke” në Himarë. Fatkeqesisht ketë skenar e mundësoi dhe kandidimi i Bejlerit nga forca politike shqiptare, por sot e në vazhdim po ja shohim e do t’ia shohim sherrin.

PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të ndalojë në rrugë diplomatike ardhjen e Kryetarit të Bashkisë së Athinës, Bakojanis, deputeteve apo funksionarëve grekë mosndërhyrjen në një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri.

PDIU i kujton Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, Parlamentit dhe forcave politike shqiptare që mardheniet e mira me Greqinë duhet të bazohen mbi parimin e reciprocitetit, dialogut dhe dinjitetit”, thuhet në deklaratën e Shpëtim Idrizit.

Fredi Beleri u arrestua mesnatën më 12 Maj nga SPAK për shitblerje të votave dhe organet e drejtësisë kanë refuzuar cdo kërkesë të tij për tu betuar dhe marrë detyrën pavarësisht presionit dhe reagimeve nga zyrtarët e lartë grek./GazetaImpakt

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne