Fundoset Skënderbeu: CAS “vdes” shpresat e korçarëve dhe konfirmon dënimin e UEFA

Ishte pritur me aq ankth e shpresë njëkohësisht, sa vendimi i CAS për të lënë në fuqi dënimin e UEFA ka ardhur si një goditje KO për Skënderbeu. “Fajtor për fiksim rezultatesh dhe gjobë 1 milionë euro” është verdikti i seancës së Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që krijon kështu një precedent shumë të rrezikshëm për të gjithë klubet. Besimi për një lirim nga akuzat, apo të paktën një përgjysmim të dënimit të UEFA, kofirmuar edhe në Apel, është shembur në
Lozanë.

VENDIMI I CAS:

“Gjykata arbitrazhit sportit ka hedhur poshtë apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro.

Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej. Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të KAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019.

Në bazë të evidencave, paneli i KAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, shkruhej në vendim.

 

 

 

burimi:/lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne