Garda Revolucionare: Në përgjigje të martirizimit të Haniyeh, Nasrallah dhe Nilforushan, zemra e territoreve të pushtuara u vu në shënjestër

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik në një deklaratë njoftoi: Në përgjigje të martirizimit të Ismail Haniyeh, Sejed Hassan Nasrallah dhe gjeneralmajor Abbas Nilforushan, zemra e territoreve të pushtuara u vu në shënjestër me raketa balistike. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, teksti i plotë i këtij njoftimi është si më poshtë:

Umeti i madh islam i kombit fisnik dhe martirdashës të Iranit, pak çaste më parë dhe pas një periudhe të vetëpërmbajtjes ndaj cenimit të sovranitetit të Republikës Islamike të Iranit në vrasjen e Dëshmorit Dr. Ismail Haniyeh nga regjimi sionist dhe në përputhje me të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje legjitime në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe pas intensifikimit të krimeve mizore të regjimit sionist me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në masakrat në Liban dhe Gaza dhe pas martirizimit të Muxhahid të Madh, udhëheqësit të Boshtit të Rezistencës dhe sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut, Sejed Hasan Nasrallah, dhe pas martirizimit të komandantit trim dhe këshilltarit të lartë të Gardës Revolucionare në Liban, Gjeneral Major Sehed Abbas Nilforushan, duke lëshuar dhjetëra raketa balistike, Forcat Ajrore të Gardës Revolucionare shënjestroi caqe të rëndësishme ushtarake dhe të sigurisë në zemër të territoreve të pushtuara, detajet e të cilave do të përmenden më vonë.

Vihet re se ky operacion u krye me miratimin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare dhe me njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe mbështetjen e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Paralajmërohet se nëse regjimi sionist reagon ushtarakisht ndaj këtij operacioni, i cili është në përputhje me të drejtat ligjore të Iranit dhe ligjet ndërkombëtare, do të përballet me sulme të mëtejshme më dërrmuese dhe më shkatërruese.

” Fitorja është vetëm nga Allahu, i Fuqishmi, i Urti”.

Zyra për Marrëdhëniet me Publikun e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike/parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne