Gaza nën zjarr: Shkolla bombardohet, foshnja digjet e gjallë

Në orët e fundit, është shënuar një rritje e ndjeshme e sulmeve ajrore dhe granatimeve izraelite në disa zona të Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur shkollën Osama bin Zayed në pjesën veriore të Gazës, e cila shërbente si strehimore për familjet e zhvendosura. Të paktën 11 palestinezë janë vrarë në këtë sulm, përfshirë edhe një vajzë të vogël, e cila sipas dëshmitarëve, u dogj e gjallë.

Në kampin e refugjatëve në Bureij, që ndodhet vetëm 6 kilometra më tej, ushtria izraelite ka sulmuar një grup civilësh, duke lënë të paktën pesë të vrarë. Trupat e tyre janë dërguar në spitalin al-Awda.

Ndërkohë, në Khan Younis, në orën e fundit janë parë re të mëdha tymi duke u ngritur nga disa drejtime. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne