Gaza, rritet në 18.412 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 18.412. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, tha se 50.100 palestinezë të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite.

“Rreth 326 mijë raste të sëmundjeve infektive u zbuluan nga ekipet shëndetësore në qendra të ndryshme të strehimit”, tha al-Qudra në një konferencë për media.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka nisur një ofensivë tokësore në hakmarrje të një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Dje, të dërguarit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkuan t’i jepet fund konfliktit në Rripin e Gazës teksa vizituan anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah, e cila është e vetmja pikë hyrëse e enklavës për ndihmë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne