Gazeta greke i shton logos së saj flamurin palestinez

Një nga gazetat e rëndësishme të Greqisë, “Efimerida Ton Sintakton”, njoftoi se duke filluar nga sot, i ka shtuar logos së saj flamurin palestinez, në mbështetje ndaj Palestinës që aktualisht është nën sulmet e Izraelit.

“Gazeta jonë, prej sot botohet me flamurin e Palestinës në logon e saj”, u theksua në deklaratën e gazetës.

Në deklaratë thuhet se flamuri palestinez do të shfaqet çdo ditë në faqen e parë derisa të përfundojë masakra në Gaza, bombardimet çnjerëzore kundër civilëve dhe operacioni për censurimin e medias dhe opinionit publik./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne