“Gërdeci”/ Sot seanca e radhës, në listën e dëshmitarëve edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha

Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Posaçme ku është paraqitur rreth orës 09:00 të mëngjesit ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu së bashku me avokatin e tij. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha i cili ndodhet në Amerikë dhe ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm në seancë.

Ndërsa më 24 janar, për ngjarjen e Gërdecit radha për të dëshmuar ishte e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakë të cilët përcaktuan Gërdecin si vendin ku kryhej demontimi i municioneve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne