Gjermani, 3 persona të vdekur në një sulm me thikë gjatë një festivali

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një ngjarje në Solingen në shtetin Rajna-Vestfalia Veriore në Gjermani. Sipas raportimeve në shtypin gjerman, një person ka goditur njerëzit në një festival të qytetit të Solingenit.

Mësohet se sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. Shumë ekipe policore dhe mjekësore janë dërguar në zonën e ngjarjes.

Zëdhënësi i policisë së Wuppertalit, Alexander Kresta, u tha gazetarëve se në orën 21:37 me kohën lokale, shumë dëshmitarë thirrën stacionin e policisë dhe raportuan se një person po sulmonte njerëzit me thikë.

Kresta ndau informacionin se nga sulmi kanë humbur jetën tre persona.

Zëdhënësi i policisë theksoi gjithashtu se sulmuesi është duke u kërkuar dhe se nuk kanë shumë informacione për autorin, por se informacionet për sulmuesin do të merren duke dëgjuar dëshmitarët, shumica e të cilëve kanë përjetuar tronditje.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, pesë persona po ashtu janë plagosur nga sulmi. Ngjarja ka ndodhur teksa qyteti po mbante “Festivalin e Diversitetit” me rastin e 650-vjetorit të themelimit./AA 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne