Gjermania ndalon vendimet e azilit për sirianët shkaku i pasigurisë politike

Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka pezulluar vendimet për 47.270 raste në pritje për shkak të vështirësive në vlerësimin e situatës politike në Siri

Autoritetet gjermane kanë pezulluar të gjitha vendimet për aplikimet për azil për sirianët në mes të pasigurisë në rritje për kushtet në Siri, transmeton Anadolu.Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka pezulluar vendimet për 47.270 raste në pritje për shkak të vështirësive në vlerësimin e situatës politike në Siri, raportoi revista Der Spiegel. Një zëdhënës i BAMF-së ka konfirmuar pezullimin e përkohshëm, ndërsa theksoi se rastet e miratuara më parë mbeten të paprekura nga kjo pauzë. Në Gjermani gjenden rreth një milion sirianë, shumica e të cilëve kërkuan strehim pas shpërthimit të luftës civile në Siri në 2011. Statusi i sirianëve në Gjermani dhe politika e Berlinit për refugjatët janë bërë pika kyçe politike përpara zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit. Teksa politikanët nga Kristian Demokratët (CDU/CSU) të opozitës bëjnë presion për kthimin e refugjatëve sirianë në atdheun e tyre, socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz (SPD) dhe partnerët e tyre të koalicionit mbrojnë një qasje më të kujdesshme, duke përmendur kushtet e paqëndrueshme të Sirisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne