Ermir Gjinishi i ftuar në Zonë e Lirë, një program që trasmetohet nga media shqiptare MCN Tv, ka bërë një deklaratë për ardhjen e rreth 100 000 personave nga Gaza në Shqipëri pikërisht pas marrëveshjes së armëpushimit në Izrael. Por në emisionin e rradhës të datës 25 janar 2025, ka bërë një deklaratë tjetër të rëndësishme që lidhet me refugjatët afganë e vecanërisht me krijimin e një shteti nëntokësor nga iranianët e MEK ,në Shqipëri.
Ja cfarë thotë ai e zbardhur në tekst të shkruar nga Gazeta Impakt:
Projekti që na u servir për ardhjen e afganëve në Shqipëri ishte një mashtrim i madh publik. Viti 2021 dhe sot.
E para ne na u tha sikur ardhjen e tyre e kërkuan aleatët, por nuk është e vërtetë. Ne u vetofruam, sic bëmë me këta të MEK-ut, sic po vetofrohemi me këta të Palestinës.
E dyta na u tha sikur këta ishin në rrezik për jetën. Se kështu luan politika, luan me ndjenjat humane.
Talebanët dolën në konferencë për shtyp dhe thanë: Ne nuk do të prekim asnjë person kushdo qoftë që ka qenë pjesë e sistemit të kaluar. Nuk prekën gjeneralët, policët, kriminelët askënd që edhe kanë vrarë talebanë. Më thuaj një që kanë vrarë talebanët, asnjë, nuk ka asnjë që kanë vrarë, ndërkohë që ne i morëm. 2 mashtrime shumë të mëdha. Dhe ja ku jemi sot, ne ku kemi asnjë lloj garancie ku do shkojnë këta njerëz. Ku është rreziku për jetën i këtyre afganëve, se këta erdhën këtu në mënyrë të përkohshme dhe do të iknin në Amerikë. Por e mbylli ai mjeshtri në Amerikë në 21 janar. Sot para se të vija në emision pashë që kishin filluar dëbimin e emigrantëve në Amerikë. Pra ata që janë në Amerikë po përzihen, nuk bëhet fjalë të merren të tjerë. Qasja e Trumpit për ekonominë e vendet e punës është, po do ta shohim.
Ajo që dua të them është më e gjerë se kaq.
Ti sot ke një enklavë të MEK-ut në Shqipëri, është enklavë ajo e MEK-ut, iranianët pra. Nuk guxon njeri të futet aty. Njëherë që tentoi policia jonë të futet, doli gjysma të plagosur.
Cani -Po u bë dhunë atje poo.
Ata s`dihet sa janë atje tani, 3500 apo 4000 vetë, nuk dihet ca bëhet atje fare.
Cani – Ata janë qytet më vete?
Atje nuk dihet fare ca është dhe e cuditshmja është se askush nuk flet. Shkoni coni një dron të filmojë ku rrinë këta njerëz, janë 3000 e ca vetë aty, pse nuk duken vërdallë këta njerëz, 24 orë mbyll rrinë këta në ato godinat e tyre. Ca janë gjithë ata autobuzë që hynë e dalin?
Cani -Ca do me thënë kjo që nuk janë atje?
Jo mo aty janë ata por cfarë infrastrukture kanë që rrinë poshtë gjithë ata njerëz. Nuk dalin fare mo, nuk dalin fare në ambjent sipër po të them. Territori ka disa kate poshtë, po poshtë nëntokë.
Cani – Po pse?
Po nuk e di o vëlla. Territori ka disa kate poshtë.
Cani – Është e sigurt kjo?
Posi jo , tashi t`lutem se ne e kemi parë kur është ndërtuar kjo, s`ka qenë sekret. Ka 4 a 5 kate poshtë. atje ka salla pa fund, të gjitha shërbimet bëhen poshtë.
Cani -Pse ata jetojnë nën tokë atje?
Po jo ata kanë hapësirë pafund atje poshtë, nuk futet njeri atje Madje mendohet, se ka bërë një akuzë Irani për Shqipërinë, se pati një sulm kibernetik nga iranianët e MEK-ut, unë e kam trajtuar atëherë.
Cani -Pse ata jetojnë nëntokë atje Gjinish?
Si jetojnë nëntokë? Êshtë hapësirë jetojnë në vend të padukshëm. Po le që atje nuk futet dot njeri edhe po të duash nuk futesh dot.
Cani -Po duhet të kenë një status atje brenda ata.
Këtë po them pra. Ata kanë krijuar një enklavë, sic po krijon Baba Mondi, kemi edhe Afganët në Shëngjin dhe nesër na vijnë edhe palestinezët.
Cani -Që nuk dihet a do vijnë apo jo. Cështja është që po krijohen enklava, enklava që nuk janë si të gjithë emigrantët e tjerë por me njerëz që nuk dihet sa janë kompatibël me sigurinë e një vendi.
E para njëherë ti nuk mund të marrësh njerëz me kombësi të huaj ti rrasësh këtu si turistë apo si njerëz hallexhinj, në emër të humanizmit dhe të na i rrasësh ne shqiptarëve gjithë jetën këtu.
Cani -Cili është rreziku?
Rreziku është që ne , ndërkohë që po shpopullohemi, po mbushemi me etni dhe kombësi të tjera dhe po c`bëhet ky vend.
Cani -Po mos ndoshta është ky qëllimi? Se Ramsi e tha atëherë , unë u them mos ikni po këta duan të ikin. Atëherë ne do ta mbushim Shqipërinë me krah pune.
Po, por kjo është gjë tjetër se këta po shkëpusin territor dhe po e bëjnë të tyrin dhe do të bëhemi në një të ardhme shtetet e Bashkuara të Shqipërisë. Do jemi ndarë kështu në principata të vogla, njëra është iraniane tjera afgane e kështu me rradhë. Ku po shkon ky shtet o vlla?
Cani -Nuk e besoj shumë unë që ne do bëhemi kështu enklava të shkëputura.
Po a e ke enklavë MEK-un ti o burr mos bo kështu kot. Pse nëse vijnë afganët do jetojnë bashkarisht me ne, a e ke enklavë betashinjtë .
Cani -Po afganët jetojnë me ne.
Po jo se me ta, Ramës i dështoi ai projekt.Pra ne do quhemi Shqipëri apo principata iraniane, afgane , ruse kineze etj. Po reagimi i i qeverisë i atyre të rinjëve që thonë korrupsioni. Po ku ka korrupsion më të madh që tu japësh tokën këtyre ta bëjnë shtet? A e kanë marrë tokën këta MEK-sat, ashtu edhe bektashinjtë ashtu e marrin edhe të tjerët. /Përgatiti GazetaImpakt