GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg Ibrahim Lekicen pasi kritioi Izraelin

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj të El Salih Ibrahim (Lekica), i cili u shpall fajtor për “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Vendimi u dha sot nga trupa gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Daniela Shirka (anëtare).

57-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj 2022, pasi postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto islamike, dhe bënte thirrje propagandë kundër disa institucioneve shtetërore.

Ibrahim El Salih (Lekica), besimtart musliman, bënte  postime për fenë islame dhe në një prej tyre uronte që të shkatërrohet Izraeli. Ka mjaftuar kritika ndaj Izraelit per te vene ne pune armaten terroriste te antiterrorit dhe strukturat fashiste te shtetit shqiptar, per te bere kurban nje tjeter shqiptar per Izraelin. Ne njoftimin qe GJKKO ka leshuar sot, eshte deklaruar qe:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Daniela Shirka (anëtare), më datë 11.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 39 akti, datë 01.06.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri I. E. S. (L.), kundër vendimit nr. 14, datë 13.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit I. E. S. për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.E.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim.

3. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 14, datë 13.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Njoftimi i Apelit të GJKKO

Ibrahim Lekica i shtohet atyre qindra besimtaresh musliman shqiptare qe do te shijoje burgun dhe persekutimin per shkak te bindjeve te tija fetare, bindje qe shkojne kunder regjimit zionist te Rilindjes se Edi Rames, Erion Velise dhe ambasades amerikane ne Tirane. Ndersa Shqiperia strehon 3000 muxhahedine iraniane te cilet bejne thirrje dhe aktivitete terroriste nate e dite, shqiptaret muslimane burgosen nga regjimi zionist i Rilindjes vetem per kritika ne Facebook te Izraelit. Burgosja e Ibrahim Lekices vazhdon ti trembe shqiptaret musliman dhe t’u perkujtoje atyre aparteidin islamofobik qe ekziston ne Shqiperi, kunder Islamit dhe muslimaneve. Shqiptari musliman trajtohet si qytetar i dores se trete, ne nje kohe qe muxhahedinet iraniane kane leje te kryejne akte terroriste kunder Islamit dhe botes Islame, per hise te Izraelit, nga territori i Republikes se Shqiperise.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne