Gjykata e lartë e Francës mbështet ndalimin e hixhabit gjatë ndeshjeve të futbollit

Gjykata më e lartë administrative e Francës ka vendosur kundër një grupi futbollistesh muslimane në rastin e tyre kundër Federatës Franceze të Futbollit (FFF), duke mbështetur ndalimin e shamisë islame gjatë ndeshjeve.

Në një deklaratë të enjten, Këshilli i Shtetit (Conseil d’Etat) vendosi se “ndalimi i miratuar nga FFF është i përshtatshëm dhe proporcional”.

“Federatat sportive, të ngarkuara për funksionimin e duhur të shërbimit publik, menaxhimi i të cilit u është besuar, mund t’u imponojnë lojtarëve të tyre një detyrim për neutralitet të veshjeve gjatë ndeshjeve”, thuhet në deklaratë.

Një grup futbollistesh të reja me hixhab nga ekipe të ndryshme, të quajtur “Les Hijabeuses”, kanë nisur një betejë ligjore kundër ligjit diskriminues të FFF, i cili ndalon shamitë islame në gara.

Marion Ogier, një avokate për “Les Hijabeuses”, tha se vendimi “shqetëson sekularizmin dhe lirinë e shprehjes”, si dhe “abuzon 30 vjet precedent ligjor” për këtë çështje.

“Ky vendim shkon kundër kohezionit social në një vend të bazuar në diversitet dhe pluralizëm,” tha ajo për AFP.

Grupi mori një nxitje të hënën kur këshilltari ligjor i shtetit arriti në përfundimin se rregulli ishte i pajustifikuar, gjatë një seance dëgjimore në Këshillin Kushtetues të Francës, ku po shqyrtohet çështja.

Ministri i Brendshëm i Francës Gérald Darmanin tha të martën: “Nuk duhet të vishni veshje fetare kur luani sport…”

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen shkroi të hënën: “Jo hixhabit në sport. Ne do të miratojmë një ligj për t’u siguruar që ai të respektohet”.

Eric Ciotti, i cili është kreu i Les Républicains, një parti politike liberalo-konservatore, tha se partia e tij – e cila mban vetëm 62 vende në parlamentin 577-vendësh të Francës, do të prezantonte një projekt-ligj mbi këtë temë nëse gjykata lejonte hixhabin.

Pavarësisht se politikanët në të djathtë pretendojnë se grupi i futbollit të femrave, “Les Hijabeuses” është një kërcënim për sekularizmin shtetëror, shumë federata të tjera sportive kanë lejuar femrat të mbajnë shaminë islame për vite me radhë.

Sipas kodit islam të veshjes, është e detyrueshme që gratë të mbulojnë flokët e tyre.

Megjithatë, sipas ligjeve të Francës mbi laïcité (sekularizmin) është e ndaluar të mbash shaminë islame – në ndërtesat qeveritare, përfshirë shkollat.

Zyrtarët publikë si mësuesit, zjarrfikësit ose oficerët e policisë gjithashtu u ndalohet të mbajnë hixhabin gjatë kohës që janë në punë./GazetaImpakt/AFP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne