Gjykata e Lartë merr vendimin, ‘arrest shtëpie’ për Berishën

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën për Berishën. Ish-kryeministri ndodhet në masën e arrestit shtëpiak prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Kujtojmë se Berisha nuk i ka fituar betejat e deritanishme me drejtësinë, pasi çdo kërkesë e tij është rrezuar nga Gjykata e Posaçme apo Apelit të Posaçëm.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish-klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne