Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin mbi profesionet e lira

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin mbi profesionet e lira. Kështu, është shfuqizuar tatimi 15 deri në 23 përqind për profesionet e lira.

Në seancën e mbajtur sot, vendimi është marrë me votën e shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga ana e kryetares së GJL, Holta Zaçaj. Zaçaj tha se gjatë këtij ligji, është cënuar parimi i sigurisë juridike.

Zaçaj deklaroi në fjalën e saj se Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën dhe rrëzoi tatimin me 15 përqind për profesionet e lira. Sipas GJK, kjo ishte një masë jopropocionale dhe se këto kategori do të duhet të taksohen më 2029 si të gjitha bizneset e vogla.

“Tatimi 15% ndaj kësaj kategorie filloi të zbatohej menjëherë pa u dhënë kohë të përshtateshin. Norma 15% nuk e kalon testin e proporcionalitetit pasi vetë ligjvënësi e ka përjashtuar për kategoritë e tjera”, u tha në seancë.

Gjykata Kushtetuese22

Vendimi u mor, pas ankimit të bërë nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne