Gjykata merr vendimin, lirohet me kusht Fredi Beleri. Do të pritet me miting në Himarë

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga burgu të eurodeputetit të Greqisë, Fredi Beleri.

“Gjykata e pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe, mbeteshin edhe rreth 6 javë nga lirimi. Respekte për gjykatën. U vendos lirimi me kusht, rreth 2 muaj i kishin mbetur. Ai pronari që ka çelsat e burgut dha lejen pas zgjedhjeve që të dalë”, tha ai.

Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.

Belerit i kishin mbetur dhe 6 javë deri në shlyerjen e dënimit prej 2 vitesh burg, të cilin e mori për korrupsion zgjedhor.

Pas lirimit të Fredi Belerit me kusht ditën e sotme, në Himarë do të zhvillohet një miting në orën 18:00 nga mbështetës dhe simpatizantë të tij.

Raportohet se në miting do të flasë para himariotëve prezentë edhe vetë Beleri, i cili prej zgjedhjeve evropiane ka fituar statusin e eurodeputetit.

Beleri u lirua sot nga Gjykata e Fierit, e cila pranoi kërkesën e tij për t’u liruar me kusht, teksa atij i mbeteshin rreth 6 javë nga shlyerja e dënimit.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne