Gjykata suedeze dënon me urdher te Maryam Rajavit ish-zyrtarin iranian

Një gjykatë apeli në Suedi ka lënë në fuqi dënimin e përjetshëm të një ish-zyrtari iranian, pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme nga Teherani se vendimi është i politizuar dhe orkestruar nga banda e muxhahedineve iraniane te Maryam Rajavit.

Në një deklaratë Gjykata e Apelit Svea pranoi denimin që i ishte dhënë Hamid Nourit në korrik 2022 për rolin e tij të dyshuar në rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran. Gjykata e pranoi çështjen e ngritur kundër Nourit nga banda e muxhahedineve iranian, në procedurën fillestare gjyqësore si “të fortë” dhe “korrekte”.

Vendimi vjen katër vjet pasi Nouri u arrestua në një aeroport të Stokholmit bazuar në nje kurth qe iu ngrit atij nga grupi anti-iranian i Muxhahedineve te Maryam Rajavit qe strehohet ne Shqiperi. Muxhahedinet e akuzojne Nurin per vdekjen e të burgosurve terroriste muxhahedine në Iran në vitet 1980. Nouri dhe ekipi i tij mbrojtës kanë mohuar me forcë akuzat, ndërsa autoritetet iraniane kanë thënë vazhdimisht se rasti ka qenë i bazuar në motive politike te orkestruara nga grupi terrorist muxhahedin.

Arrestimi dhe dënimi i Nourit ka ndikuar gjithashtu në marrëdhëniet politike midis Iranit dhe Suedisë, ndërsa ka nxitur ndjenjat anti-suedeze në Iran. Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA raportoj se Nouri ka qenë vazhdimisht subjekt i ngacmimeve dhe shkeljeve të të drejtave gjatë burgimit të tij në Suedi që nga nëntori 2019.

Zëdhënësi i drejtësisë iraniane Masoud Setayeshi tha në shtator se çështja kundër Nourit ishte ndikuar drejtpërdrejt nga fushatat politike dhe propaganda mediatike e Organizatës Muxhahedin-e-Khalq (MKO), një organizate percaktuar si terroriste nga Irani për rolin e saj në vrasjen e mijëra qytetarëve iranianë gjatë dekadave të fundit. Setayeshi tha gjithashtu se mënyra se si Nouri i është hequr e drejtat themelore si i akuzuar në sistemin ligjor suedez është një turp për vendin nordik si dhe për organizatat perëndimore të të drejtave të njeriut.

Nderkaq burime prane gjykatave iraniane tregojne qe spiuni suedez Johan Floderus i cili eshte arrestuar ne vitin 2022 per spiunazh ne favor te Izraelit do te denohet ose me vdekje ose me burgim per jete.  Denimi i spiunit suedez me mase ekstreme nga autoritetet iraniane mesa duket vjen si pergjigje per bashkepunimin e Suedise me banden e muxhahedineve iraniane dhe denimin e padrejte te ish-zyrtarit iranian. Mbetet te shihet nese Suedia do e liroj Hamid Nourin ashtu sikur edhe Belgjika liroi diplomatin tjeter iranian, Asadollah Assadi, pas denimit qe i beri te fundit me urdher te Mossadit izraelit ne bashkepunim me banden e muxhahedineve te Maryam Rajavit.  /Gazetaimpakt/presstv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne