Gjykata penale Teheranit njoftoi gjykimin e 104 anëtarëve të grupit terrorist, Muxhahedin-E-Khalk (MEK).
Gjykata penale e Teheranit me anë të një njoftimi publik njoftoi se 104 anëtarë të grupit terrorist MEK do të gjykohen si të pandehur në bazë të çështjes së ngritur në këtë gjykatë. Gjykata u kërkoi anëtarëve të arratisur të grupit terrorist MEK që t’i paraqesin kësaj gjykate avokatët e tyre për t’i mbrojtur ata në procesin e shqyrtimit të çështjes së ngritur për ta, në të kundërtën, sipas ligjit, do të merret vendimi gjyqësor.
Grupi terrorist MEK është përgjegjës për vrasjen e më shumë se 17,000 iranianëve, duke përfshirë anëtarë të parlamentit, zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë, qytetarë të thjeshtë të pafajshëm dhe shtetas të huaj. Më 20 qershor, forcat e policisë shqiptare hynë në kampin e MEK, të njohur si Ashraf-3, pranë Tiranës për shkak të angazhimit të këtij grupi në “terror dhe sulme kibernetike” kundër institucioneve të huaja. Autoritetet shqiptare konfiskuan 150 pajisje kompjuterike të lidhura me aktivitete terroriste./Parstoday