Uashingtoni pohon praninë e trupave amerikane në Ukrainë

Një zyrtar i lartë i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë konfirmoi praninë e trupave amerikane në Ukrainë dhe pretendoi se ato në asnjë mënyrë nuk po marrin pjesë në luftën me Rusinë.

John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, të premten në mbrëmje konfirmoi praninë zyrtare të trupave amerikane në Ukrainë. Gjatë një konference për shtyp për të shmangur reagimin e Moskës ndaj këtij rrëfimi, John Kirby pohoi se forcat ushtarake amerikane janë të pranishme në Ukrainë, por ato nuk marrin pjesë në konflikte dhe nuk mbështesin operacionet e kolegëve vendas (ushtarët ukrainas).

Këto deklarata u bënë ndërkohë që Ukraina ende gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vazhdon sulmet e saj.  Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, në përgjigje të sulmit me raketa të Ukrainës në qytetin e Taganrog, tha: Regjimi i Kievit vazhdon sulmet e tij ndaj qyteteve.  Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar një kompleks banimi në qytetin Dnipro.

Natalia Gomniuk, zëdhënësja e Komandës së Operacioneve Jugore të Forcave të Armatosura të Ukrainës (APU), gjithashtu njoftoi se të paktën 10 shpërthime ndodhën në ujërat bregdetare të portit të Odessa që ndodhet në Detin e Zi. Këto mina detare u instaluan nga forcat ukrainase për të parandaluar hyrjen e anijeve ruse në ujërat bregdetare të Odessa, por stuhia dhe turbulencat detare shkaktuan shpërthimin e tyre.

Në mes të këtij konfrontimi ushtarak, Vladimir Putin, Presidenti i Federatës Ruse, të premten në mbrëmje tha: Moska është e gatshme të kërkojë një zgjidhje paqësore për t’i dhënë fund krizës dhe luftës në Ukrainë. Ka kaluar më shumë se një vit nga lufta midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo luftë filloi për shkak të mospërfilljes së shqetësimeve të sigurisë së Moskës nga ana e NATO-s dhe me qëllim çarmatosjen e Kievit. Që nga lufta Rusi-Ukrainë, Amerika dhe Evropa kanë nxitur përshkallëzimin e konfrontimit ushtarak, duke e pajisur Ukrainën me armë dhe duke vendosur sanksione kundër Rusisë./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne