Gratë e dhunuara nga muxhahedinet

nga Ali Huseini

Organizata e muxhahedineve gjithmone pretendon se qellimi i saj eshte respektimi i të drejtave të njeriut dhe ne vecanti te drejtat e grave. Nen udheheqjen e Maryam Rajavit, MEK-sat i kushtojne vemendje te vecante te drejtave te grave. Arsyeja pse MEK-u e ben kete, eshte qe te mbuloje krimet qe kjo organizate ka bere kunder grave ne historine e saj.

Nëse shqyrtojmë historinë e organizatës, kuptojmë se Organizata e Muxhahedinëve të Popullit përbëhet nga dy organizata, 14 jane ushtarake; dhe 17 ojane politike, dhe të gjitha përgjegjësitë e 17 organizatave politike janë per gratë. Kuptohet qe pjesëtarët e kësaj ushtrie muxhahedine, e cila pretendon qe nje dite do “të çlirojë Iranin”, nuk i kalon as 2800 vetë!

Në operacionin ushtarak të Organizatës së Muxhahedinëve, te njohur si Forough Javidan, MEK-u përdori gra si xhihadiste. Keto gra që nuk kishin marrë trajnimin e nevojshëm ushtarak u leshuan si kamikaze nga kufiri i Irakut kundër Iranit në formën e një brigade xhihadistesh.

Iran Parvesh është një nga femrat që mori pjesë në këtë operacion. Ajo shkruan ne kujtimet e saj se: “Grupi u dërgua në praktikën e gjuajtjes për rreth 2-3 orë. Pa ekzagjerim, koha e kaluar në praktikën e gjuajtjes nuk ishte më shumë se 10-15 minuta dhe natyrisht, u shpenzua vetëm për praktikën e gjuajtjes. Një nga femrat muxhahidine që qëndronin dhe shikonin bombardimet, shpërthimi i bombës ia shkatërroi gjysmën e trurit, sepse ajo nuk e dinte se kur je ne lufte duhet të shtrihesh në tokë dhe të fshehesh kokën mes duarve gjatë bombardimit”.

Në fillim, hedhja e grave si kamikaze ne lufte eshte vlerësuar si emancipim i grave nga MEK-u; por me një vështrim më të afërt të natyrës sekrete dhe terroriste të kësaj organizate dhe bazuar në faktin se edhe dega politike e kulti merret me aktivitete të rënda ushtarake dhe logjistike, krahas përgatitjes së anëtarëve të organizatës për të prezantuar bashkëshortët e tyre në udhëheqjen e organizata pas revolucionit ideologjik; ne kuptojmë se sa shumë janë të shtypura gratë në këtë kult.

Ebrahim Khodabande, një anëtar i këtij kulti i cili u nda nga ky grup terrorist thote: “Një nga arsyet për t’i dhënë më shumë përgjegjësi grave në këtë organizatë është që të mos krijohet rrezik për liderin e vetëm mashkull të këtij grupi. Grate në këtë organizatë. edhe nëse ato kane të njëjtën përgjegjësi sikur Maryam Rajavi, nuk konsiderohet si konkurrente për liderin, sepse në krahasim me burrat, gratë kanë më pak frymë pavarësie dhe ndjenjë më të madhe nenshtrimi”.

Ngjarjet që ndodhën me gratë pas revolucionit ideologjik qe MEK-u beri me strukturat e tij paraushtarake mund të konsiderohen si veprimet më të neveritshme të MEK-ut gjate ekzistences se tij. Aksioni më vendimtar i revolucionit ideologjik qe MEK-u ndermori me xhihadistet  e tij, ishte divorci i detyruar qe kreret e MEK-ut imponuan mbi ushtaret e tyre. Si pasoje grate e kësaj organizate perfunduan si vejusha pa burre dhe femije.

Moslejimi i martesës së grave në organizatë dheo moslejimi i kontakteve me familjarët, nga gruaja te babai, ishte një nga format qe kreret e MEK-ut imponuan mbi grate e organizatës.

Nje akt tjeter i urryer qe MEK-u ka bere me grate ishte heqja e femijeve nga barqet e grave dhe mos lejimi i tyre qe te pjellin. Kete veprim drejtuesit e MEK-ut e konsiderojne si një sakrificë për liderin dhe besonin se nëse gratë e MEK-ut nuk pjellin por rrine pa burra dhe femije, ato keshtu i binden rrugës se liderit te kultit te tyre.

Me gjithë postet e shumta qe Maryam Rajavi dhe Massoud Rajav i kane dhene grave ne organizaten muxhahedine, historia e MEK-ut në lidhje me gratë, tregon se kjo organizatë ka shumë kontradikta të dukshme dhe të fshehura në pozicionet e saj, gjë që kërkon një studim serioz në këtë fushë për t’u kuptuar saktë.

MEK qe lindi si një organizatë paraushtarake, filloi aktivitetin e saj në Iran në vitin 1965. Pas fitores së Revolucionit Islamik iranian në vitin 1979, MEK-u, qe pretendonte se ai e kishte bere Revolucionin Islamik, filloi një konflikt me Iranin Islamik. Në vitin 1981 MEK-u leshoi lufte totale kundër Republikës Islamike të Iranit; duke rrembyer armët dhe organizuar operacione terroriste në përmasa ne te gjithe Iranin. Si pasoje e ketyre operacionesh më shumë se 17,000 qytetare iraniane u vrane, nder te cilet edhe presidenti, kryeministri dhe kreu i Gjykatës së Lartë të Republikes Islamike te Iranit.

Pas berjes së paqes ndermjet Iranit dhe Irakut, MEK-u me ndihmën e Sadam Huseinit, leshoi nje operacion masiv terrorist kunder Iranit duke enderuar qe te pushtoje Teheranin. Gjate sulmit kunder Iranit, muxhahedinet nxiten zemerimin popullor me aktet terroriste qe kryen sikur ishte djegia dhe varja e njerëzve ne publik.

Ky pra eshte MEK-u i cili e shfaq veten si alternativa politike ndaj Republikës Islamike të Iranit. Pas rreth 25 vitesh prani në Irak, MEK u dëbua nga Iraku pas renies se Sadam Huseinit dhe u vendos në Shqipëri me mbështetjen financiare të disa vendeve arabe dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë amerikane.

Shqipëria e cila ishte një vend i qetë dhe paqësor, e strehoi këtë grup terrorist rreth vitit 2016. Pas disa vitesh MEK-u arriti te marre nën kontroll, me ndihmen e ambasades amerikane, shumicën e organizmave te sigurise te Shqiperise, duke arritur qe te hutojne edhe vete qeverine shqiptare.

Sipas raportit të Institutit RAND 97 për qind e popullit iranian e urrejnë këtë grup terrorist i cili nuk ka mbeshtetje ne vend. Por amerikanet dhe zionistët izraelite e konsiderojnë MEK-un si një kukull për operacionet e tyre te spiunazhit dhe sabotazhit apo vrasjen e shkencëtarëve iranianë. Izraeli i perdorin muxhahedinet nga baza e tyre ne Shqiperi si kamikaze, pasi ata e dinë qe per MEK-un nuk ka rruge tjeter por vetem te qenit terroristë apo mercenarë kunder atdheut te tyre. Shqipëria duhet të rishqyrtojë vendimin e saj te papjekur për ta lënë këtë grup të qëndrojë dhe shfrytezoje Shqiperine si baze terroriste kunder Iranit. Historia ka treguar qe Irani i përgjigjet sulmeve të armiqve te tij, bazuar ne ligjet ndërkombëtare dhe Shqiperia nuk ka interes qe ti hyje detit ne kembe per disa pleq dhe plaka terroriste dhe pa atdhe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne