Greqi, protestë në mbështetje të Palestinës

Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë u mbajt protestë në mbështetje të Palestinës. Turma e mbledhur në sheshin “Sintagma” në Athinë, fillimisht dëgjoi koncertin e mbajtur në mbështetje të Palestinës dhe më pas marshoi drejt ambasadës së Izraelit në Athinë.

Në protestë u lëshuan sloganet “Liri për Palestinën”. Protestuesit të cilët e konsideruan të pamjaftueshme mbështetjen e vendit të tyre për Palestinën, kritikuan politikën e qeverisë për Palestinën. Eleni Toli, e cila mori pjesë në protestë, në një deklaratë për AA tha: “Jemi këtu për të protestuar kundër politikës izraelite që vret fëmijë dhe gra të pafajshme si dhe për të drejtat e Palestinës dhe të drejtën e popullit të saj për të krijuar shtetin e tyre dhe për të jetuar në paqe”.

Marshimi i cili filloi para ndërtesës së Parlamentit, përfundoi para ambasadës së Izraelit në Athinë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne