Grimca historike Regjistrimet e para otomane te Peleponesit 1460-1463. Ne vazhdim te postimit te fundit mbi kete teme.

Petro Prodani

Dokumentat e siperpermendur ndihmojne ne formimin e nje ideje te pergjitheshme mbi popullatat qe jetonin ne Pelepones ne mesin e shekullit te 15-te. Edhe pse te pakta, dhe jo gjithmone te sakta, ato mbeten nga te vetmet burrime informacioni per te kuptuar levizjen dhe prezencen e popullatave te hereshme shqiptare ne disa hapesira ballkanike.
Terthorazi, keto dokumenta deshmojne se arnavudasit/arvanitasit e vendosur ne Pelepones, kishin qene ne kontakt me sllavet per nje kohe relativisht te gjate. Kjo tregohet nga emrat, mbiemrat, toponimet, etj, shume prej te cileve jane qartesisht sllave.

Te njejtet ‘Deftere’ tregojne se popullatat e kategorizuara si ‘Arnavude’ ishin nje perzjerje popullatash ku dominonte elementi Arnavudas/Arvanitas. Por, mes tyre kishte shume vlleher dhe sllave. Bile dhe persona latine, europiane, aziatike, etj.

Statistikat e ‘Deftereve’ tregojne se vendbanimet ‘Arnavudase’ ishin te vogla. Mesatarisht, ne keto fshatra jetonin 11.86 familje. Ne vendbanimet ‘Greke’ jetonin mesatarisht 41.29 familje. Nderkohe popullatat e ketyre fshatrave/qytezave perballoheshin me probleme demografike.
Ato kishin mungese meshkujsh. Ne cdo 12.6 ‘Shtepi greke’, njera menaxhohej/drejtohej nga nje e ve.
Ndersa ne fshatrat ‘Arnavudase’, ky raport ishte 22.5 me 1.
Mbase ky ndryshim madhor tregonte qe meshkujt e vendbanimeve ‘Greke’ ishin larguar, per njeren apo tjetren arsye, ose ishin vrare …

Tabela e meposhteme jep nje ide te pergjitheshme mbi demografine e nje pjese te Peleponesit ne mesin e shekullit te 15-te.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne