Petro Prodani
Perpara disa vitesh, historiani grek, Georgios C. Liakopoulos, botoi nje studim te detajuar mbi Peloponezin ne periudhen e kalimit nga kontrolli bizantin dhe latin ne ate otoman. Eshte nje nga punimet me te kompletuara mbi kete tematike. Mund te them se autori eshte ‘Proshqiptar’ ne kuptimin se ka perdorur disa terma dhe burrime qe mbivleresojne dhe egzagjerojne prezencen e popullatave qe njihen si ‘Arvanitase’ ne Pelepones.
Por, ky eshte thjesht mendimi im.
Ne postimet e arrdheshme do te publikoj disa te dhena nga ky liber qe une i konsideroj te rendesishme dhe prane realitetit historik.
Po e filloj me dy harta ku respektivisht tregohen:
1- Shperndarja demografike ne nje pjese te konsiderueshme te Peleponezit ne vitet 1460-1463. Numri i familjeve ne vendbanimet te kategorizuara si ‘Greke’ dhe ‘Arnavudase’.
2- Sasia e te ardhurave nga tatimet bazuar ne kategorizimin etnik te popullatave ne vitet 1460-1463.
Ne te dy rastet, popullatat greke kane qene superiore ne krahasim me ato arnavudase.
Keshtu thone regjistrimet kadastrore te Portes se Larte e cila vendosi ne Peleponez mijera familje arnavudase/arvanitase qe ne ate kohe ishin nomade apo gjysem nomade.
Ne kete kendveshtrim mund te them se otomanet, krijuan mundesira dhe ndikuan ne kthimin e popullatave nomade ne popullata fikse te lidhura me token. Per disa shekuj ata ndoqen politika transferimi dhe zevendesimi popullatash. Ne keto ndryshime demografike u perfshine para ardhesit e shqiptareve, vlleherve, etj, te cilet gjate rrjedhes se kohes u bene elemente te rendesishem te botes shpirterore, ekonomike, politike dhe ushtarake te greqizmes moderne./fb


















