Megjithëse Najada Mustafaj, jeton prej 13 vitesh në Amerikë, paguhet në Shqipëri paralelisht nga dy kompani private që kanë ldhje me dosjen “Bankers” dhe dosje të tjera të hetuara nga bashkëshorti prokuror edhe gjatë vite 2007-2012 kur ishte OPGJ në Tiranë…
Sipas ligjit për dekriminalizimin, prokurorëve dhe gjyqtarëve u quhet cenim integriteti dhe duhet të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, kur u zbulohen kontakte shoqërore dhe ekonomike të tyre e familjarëve, me individë subjekte aktivitetesh kriminale, sidomos kur janë të dënuar penalisht.
Por ky ligj, nuk e ka penguar drejtuesin e Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, të punësojë bashkëshorten Najada Ndreko Mustafaj, te një kompani private me aktivitet në SHBA, të krijuar dhe administruar nga shqiptari Dorian Puka, i dënuar dy herë me burg në Angli, si “skifter” i grabitjes së banesave e bizneseve atje.
Dokumenti i Inspektoratit të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive, që ka dorëzuar krye-prokurori i Fierit, Elion Mustafaj, vërteton lidhjen dhe kontratën e punësimit të bashkëshortes së tij Najada Mustafaj, te kompania “Puka llc” e Dorjan Pukës në SHBA dhe pagesat që ka marrë prej tij.
Kjo lidhje interesash ekonomike me një subjekt kriminal, është në dosjen personale të krye-prokurorit të Fierit, Elion Mustafaj në vitin 2020, por ai është lënë në detyrë më 22 shkurt 2022, nga komisioni i vettingut, i përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli e relator Olsi Komici, aktualisht deputet i PS, ngaqë prokurori Mustafaj është pjesë aktive e klanit “Soros” në Shqipëri.
Por megjithëse bashkëshortja e tij Najada Mustafaj, jeton prej 13 vitesh në Amerikë, ajo paguhet në Shqipëri paralelisht nga dy kompani private “Alba Konstruksion Shpk” dhe “Klodioda Shpk”, pjesë grupit të biznesit “AFL Shpk”, në pronësi të disa oligarkëve dhe familjarëve të ish-deputëtëve të PS-ës.
Ndërsa në SHBA, ajo është e punësuar dhe te kompanitë “JCPENNEY CORPORATION, INC, SA” dhe “LEGERE GROUP, LTD”, ndërkohë që burri prokuror në Shqipëri, ka probleme me ligjin atje, madje thuhet se është subjekt i “listës së zezë” të sanksioneve amerikane.
Sipas infornacionit, këto kompani që paguajnë bashkëshorten e krye-prokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, janë pjesë e dosjes “Bankers” dhe janë hequr prej saj, dosje të cilën e hetoi personalisht dhe e mbajti peng 3 muaj deri sa hoqi emrat e biznesmenëve qeveritarëve dhe ia dorëzoi SPAK-ut.
Kujtojmë, se ndaj krye-prokurorit të Fierit, Elion Elmas Mustafaj, ka patur 7 kallëzime penale për pazare me dosjet, favorizm kriminelësh, zyrtarësh të korruptuar, grabitës pronash, ndërtues të paligjshëm, zhdukje provash e korrupsion, për të cilat do flasim në vijim./Pamfleti















