Gruaja izraelite e liruar në shkëmbimin e të burgosurve thotë se nëna e saj është vrarë nga forcat izraelite

Gruaja izraelite e marrë peng nga Hamasi më 7 tetor dhe e liruar në shkëmbimin e fundit të pengjeve, bëri të ditur se si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite ndaj automjetit ku ato ishin ka vdekur nëna e saj, kurse ajo është plagosur. Në intervistën e transmetuar nga kanali izraelit televiziv “Channel 12”, ajo rrëfeu operacionin e Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, më 7 tetor.

Ajo tregoi se nga luftëtarët e Brigadav Qassam janë hipur në një maunë, ndërsa është hapur zjarr mbi to. “U vra nëna ime e dashur. Unë u plagosa në shpinë, ndërsa vëllai im nga këmba e tij”, u shpreh ajo. Ndërkohë, kanali pretendoi se ushtria izraelite “ka hapur zjarr për të ndaluar traktorin që po shkonte në drejtim të Gazës”.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në enklavën e rrethuar është arritur në të paktën 19.453, ndërsa 52.286 persona të tjerë janë plagosur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne