Gruaja myslimane rrihet dhe lihet pa ndjenja nga turma raciste në kryeqytetin spanjoll

Një grua muslimane me shami është rrahur dhe lënë pa ndjenja nga një turmë në kryeqytetin spanjoll, si
hakmarrje për sulmin terrorist të Barcelonës, i cili u mori jetën 14 personave.
Sipas një raporti të Mirror Daily, sulmi ndaj gruas muslimane u zhvillua në lagjen Usera të Madridit.
Gruaja myslimane 38-vjeçare u përball me një turmë të zemëruar jashtë stacionit të metrosë, që e rrahu pa asnje farë kuptimi.Gruaja njoftohet se është në spital duke marrë trajtim mjeksor për prerjet, mavijosjet dhe ankthin qe ju shkaktua.E përditshmja raportoi gjithashtu se Njësia e Menaxhimit të Diversitetit të Policisë së Madridit po e trajton incidentin si një sulm racist.
Raportimet e sulmit pasojnë një tubim kundër terrorizmit të mbajtur nga muslimanët spanjollë në Granadës, ku qindra dolën në rrugë për ti nxitur njerëzit të bënin dallim mes terroristëve dhe myslimanëve të zakonshëm, të cilët kanë qenë objekt i krimeve të shumta të urrejtjes pas sulmit terrorist.
Javën e kaluar, një furgon u kthye nga trotuari dhe shtypi shume këmbësorë ne një zonë mbushur me kalimtarë,
në lagjen piktoreske të Las Ramblas ne Barcelonë. Furgoni shkonte sa nga njëra anë në tjetrën duke shtypur turistë dhe banorë dhe e ktheu vendin e njohur evropian të pushimeve në një lume gjaku.
14 njerëz u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën, ku 15 prej tyre teper seriozisht, në atë që autoritetet thanë se ishte sulm terrorist. Sulmi u mor përsiper më vonë nga grupi terrorist Daesh.

Ndjenjat anti-muslimane dhe anti-emigrante në Evropë janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Shkalla e sulmeve

islamofobike kundër myslimanëve, xhamijave dhe qendrave të komunitetit mysliman janë rritur gjithashtu./dailysabah

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne