Shqiperia nuk duhet te mbaj MEK-un ne territorin e saj

Ali Huseini

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK/PMOI) është një organizatë paraushtarake që filloi aktivitetet në Iran në vitin 1966. Pas fitores së Revolucionit Islamik iranian në vitin 1979, kjo organizatë pretendoi në mënyrë të rreme se Revolucioni Islamik i Iranit ndodhi nga përpjekjet e këtij grupi. Muxhahedinët e Iranit nuk erdhën në pushtet në këtë qeveri, kështu që ata filluan të zhvillojnë konflikte kundër Republikës Islamike të Iranit në vitin 1981 ku u vranë më shumë se 17 mijë njerëz në vend. Ata nuk ndaluan por ikën në Irak për të vazhduar aktivitetet e tyre kriminale me mbështetjen e Sadamit. Vetëm në një sulm në Irak ata vranë më shumë se 4 mijë kurdë irakianë mes tyre gra dhe fëmijë.

Vitet e fundit, në vende të ndryshme, përfshirë te kurdët e Irakut dhe vendet evropiane dhe amerikane, MEK-u ka mbajtur takime vjetore për të fshirë imazhin e saj terrorist. Në këto takime, ftohen të dënuarit politik që nuk pranohen në vendet e tyre dhe bëjnë fjalime false në përputhje me fytyrën e re të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit. Ky grup gjithmonë përpiqet të portretizohet si një grup demokratik që kërkon ndryshimin e regjimit në Iran. Në të vërtetë, ky grup këmbëngul për qëndrime të tilla në të gjitha takimet dhe mbledhjet e tij në Francë, madje tani edhe në Shqipëri.

Nëse anashkalojmë historinë e sjelljes së dhunshme të këtij grupi me kundërshtarët dhe anëtarët e tij brenda kampit Ashraf, Liberty, madje edhe në Tiranë, nuk mund të injorojmë veprimet që anëtarët e organizatës kanë pasur me grupe të tjera opozitare në vende të ndryshme të botës. Sulmet nga krerët e Organizatës Muxhahedine të Popullit iranian në deklaratat e tyre kundër disa liderëve të tjerë të grupeve opozitare, tregon se kjo organizatë nuk i kushton shumë rëndësi sjelljes demokratike.

Një shembull i qartë i kësaj sjelljeje mund të shihet një intervistë e Reza Pahlavit në kanalin televiziv “Manoto”. Ne njërën nga pjesën e kësaj bisede, kryeredaktoreja e redaksisë së rrjetit “Manoto”, Tina Ghazi-Morad, pyeti Reza Pahlavinën për “Organizatat Muxhahedine të Popullit të Iranit” dhe takimet e disa përfaqësuesve të kësaj organizate me zyrtaret evropianë dhe amerikane. Pahlavi u përgjigj: “Pyetja e parë dhe më e thjeshtë është nëse anëtarët dhe drejtuesit e Organizatës Muxhahedine të Popullit janë të gatshëm të kenë një dialog të hapur dhe transparent me forcat e tjera demokratike dhe a do ta kenë këtë të drejtë nga pikëpamja organizative?” “Kjo pyetje është shumë e thjeshtë, në pyetjen e parë muxhahedinëve u del një problem, sepse nëse duan të flasin hapur me të gjithë, do të ngatërrohen me njeri tjetrin. Këtë nuk e them unë, shko pyeti të parën, anëtarë të kësaj organizate”.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, cili është qëllimi përfundimtar i Muxhahedinëve të Popullit iranian dhe mbi çfarë baze dëshirojnë të përparojnë? Reza Pahlavi u përgjigj: “Të jem i sinqertë, e kam të vështirë të besoj se një organizatë qe pretendon demokraci dhe barazi, ka nje organizim ku gratë ulen në njërën anë dhe burrat ulen veçmas në anën tjetër. A kane mundesi keta persona te pretendojne per të pretendojnë të drejtat e njeriut. Nuk e di se si mund ta justifikojnë këtë. MEK-u eshte nje organizate e tmerrshme dhe ata edhe pse mund ti hedhin hi syve botes, populli iranian i njeh se kush jane.”

Pak orë pas publikimit të kësaj interviste, Muxhahedinet ju pergjigjen Shahut me egersi. Nder te tjera ata thane: “Djali i Shahut pyet nëse anëtarët apo udhëheqësit e Muxhahedinëve janë të gatshëm të dialogojnë me forcat e tjera demokratike? Përgjigja është, çfarë bëni me demokracinë? Së pari, duhet të ndaloni së thirruri veten tuaj si “princ.” Më pas duhet te dënoni krimet e Reza Shahut. Duhet të ktheni edhe miliarda dollarë te vjedhura nga populli iranian. Sa i përket muxhahedinëve, jo Shah, ne kurrë nuk kemi dashur të dialogojme me një fis shtypësish”.

Në këtë sherr mes Reza Pahlavi-t dhe zëdhënësit të organizatës muxhahedinet, shihet e njëjta sjellje dhe retorikë që anëtarët e MEK-ut kane edhe ndaj grupeve të tjera opozitare. Thene thjeshte, MEK-u nuk di te dialogoje dhe nuk njeh demokracine.

MEK dhe udheheqja e tij eshte nje ogranizate e dhunshme dhe skizofrenike. Krerët e MEK-ut etiketojne si tradhtar apo spiun të Iranit kedo qe u del kunder. Idiotesia e tyre shkon aq thelle sa qe eshte Reza Pahlavin e kane cilesuar si agjent iranian.

MEK sillet si një grup mafioz dhe jo “demokratik”, puna e te cilit eshte terrorizmi dhe dhuna.

Shqiperia dhe organet e sigurise se saj qe e njohin MEK-un duhet qe kete grup ta deradikalizojne dhe shperndajne sa me pare. Sulmi me i fundem qe Irani ka bere kunder bazave terroriste te ISIS-it dhe Mossadit ne Siri dhe ne Irak tregon qe lufta e Iranit kunder grupeve terroriste sikur MEK-u ka kaluar ne nje faze te re. MEK-u vazhdon akoma qe ta perdori Shqiperine per te kryer sulme terroriste kunder Iranit dhe muxhahedinet vazhdojne qe me arrogance te botojne sulmet e tyre ne faqen e tyre zyrtare.

Shqiperia nuk duhet te lejoj MEK-un qe te vazhdoje te perdori territorin shqiptar per aktivitetin e saj terrorist. Koha po tregon qe Irani po ndryshon sjellje me organizatat terroriste dhe Shqiperia nuk duhet te behet teater i nje lufte terroriste, pjese e te ciles ajo nuk ka pune, leverdi dhe as takat. Shqiperia duhet urgjentisht te deradikalizoje MEK-un dhe ta deboje nga territori i saj, apo ndoshta edhe me mire, te coj perpara drejtesise Maryam Rajavin. /Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne