Grupet palestineze shënjestrojnë forcat izraelite në zona të ndryshme të Gazës

Grupet e rezistencës palestineze njoftuan se kanë shënjestruar ushtarët dhe automjetet izraelite në veri dhe jug të Rripit të Gazës. Në një deklaratë nga Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, thuhet se anëtarët e rezistencës shënjestruan me mortaja forcat izraelite në lagjen Zaitoun në jug të qytetit të Gazës.

Po ashtu bëhet e ditur se një tank Merkava i ushtrisë izraelite u godit me raketën anti-tank “Yasin 105”. Anëtarët e Brigadave Kassam shënjestruan një automjet ushtarak transportues të ushtrisë izraelite me raketën anti-tank “Yasin 105” në zonën Shiekh Nasser në qytetin Khan Younis në jug të Gazës dhe se ka të vrarë dhe të plagosur nga ushtarët izraelitë.

Më tej thuhet se ushtria izraelite zbarkoi me helikopter në zonë për të evakuimin e ushtarëve të saj që u goditën në automjet. Në një deklaratë nga Brigadat Al-Quds, krahu ushtarak i Lëvizjes Xhihadi Islamik thuhet se një sulm me mortaja është kryer ndaj një grupi të ushtarëve izraelitë në lagjen Zaitoun në qytetin e Gazës. Në pjesët qendrore të lagjes u vendos në objektiv me shpërthyes një tjetër grup i ushtarëve izraelitë. Rezistenca palestineze tha se një ushtar izraelit u vra në lagjen Al-Amal në qytetin Khan Younis në jug të Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne