Grupi e agjencive të lajmeve të vendeve mesdhetare dënon sulmet ndaj gazetarëve në Gaza

Aleanca e Agjencive Mesdhetare të Lajmeve (AMAN) kërkoi siguri dhe qasje të lirë për gazetarët, ndërsa numri i të vdekurve në mesin e gazetarëve që mbulojnë konfliktin izraelito-palestinez në Gaza është ka shkuar në 19.

Në një deklaratë, AMAN shprehu dhimbje dhe shqetësim për sulmet tragjike ndaj gazetarëve dhe u bëri thirrje “të gjitha palëve të përfshira në këtë konflikt të mbrojnë gazetarët, fotoreporterët dhe ekipet televizive dhe t’ua lehtësojnë atyre raportimin nga zonat e konfliktit”.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, të paktën 19 gazetarë janë në mesin e më shumë se 5.100 të vdekurve nga të dyja palët që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

AMAN dënoi ashpër sulmin ndaj shtëpisë së një fotoreporteri të agjencisë Anadolu, vrasjen e gazetarëve, duke përfshirë një video-gazetar të Reutersit, si dhe sulmet ndaj gazetarëve palestinezë dhe atyre nga AFP-ja dhe Al-Jazeera.

“AMAN bashkon forcat me aleancat e tjera të agjencive të lajmeve dhe grupet mediatike në mbrojtjen e mbulimit të lirë mediatik dhe sigurinë e gazetarëve në zonat e shkatërruara nga lufta”, thuhet në deklaratë.

Të paktën 3.785 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit të fundit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë me bazë në Gaza.

Ministria tha se më shumë se 12.000 persona janë plagosur gjithashtu.

Sipas ministrisë, numri i të vrarëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar është 72, ndërsa 1.300 janë plagosur.

Izraeli ka nisur sulme ajrore pa ndalesë në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi qytetet kufitare izraelite.

Më shumë se 1.400 izraelitë janë vrarë.

Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare, pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne