Izraeli evakuon ambasadat në Bahrein, Jordani dhe Marok

Izraeli ka evakuuar disa nga ambasadat e tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë në Bahreinin, Jordaninë dhe Marokun, sipas faqes zyrtare të Autoritetit Izraelit të Transmetimeve.

Pa dhënë detaje, autoriteti raportoi se Izraeli ka evakuuar disa nga ambasadat e tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ambasadat në Bahrein dhe Marok.

Autoriteti izraelit deklaroi më tej: “Ambasada në Jordani u evakuua në fillim të luftës me urdhër të Ministrit të Jashtëm Eli Cohen dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë”.

Konflikti në Gaza, nën bombardimet dhe bllokadën izraelite që nga 7 tetori, filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” në Rripin e Gazës.

Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare, pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Të paktën 3.785 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërsa shifra qëndron në më shumë se 1.400 njerëz në Izrael./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne